Vrasja e Eleni Baxhos nënë e dy fëmijëve, e cila u ekzekutua mbrëmjën e 2 shkurtit teksa kthehej në shtëpi, ka marrë tjetër rrjedhe pas arrestimit të bashkëshortit të saj Ilia Basho.
Ai është i dyshuar për organizimin e vrasjes me paramendim të së shoqes dhe mendohet se ka paguar vrasësin e saj.

Sipas policisë, vrasja është urdhëruar nga Ilia Basho për shkak se e shoqja Eleni Basho kishte zbuluar lidhjen e tij jashtëmartesore dhe kjo kishte çuar në konflikte në çift.
Ilia Basho mendohet se ka pasur një lidhje dashurie jashtëmartesore me Yllka Shehaj me profesion dentiste dhe e njohur e familjes.

Yllka Shehaj në një intervistë për News24 rrëfen të vërtetën e saj, duke mohuar lidhjen me të dyshuarin Ilia Basho.

“Është e vërtetë që e njihja zonjën Eleni Basho, kam pasur marrëdhënie pune me të. E vërteta ime është se gjithçka që është thënë për mua në media nuk është e vërtetë dhe ka cënuar personalitetin tim, kjo më ka shokuar. Marrëdhëniet që kisha me familjen Basho ishin korrekte, familjare dhe pune” – ka thënë Yllka Shehaj.

E pyetur për marrëdhënien personale të saj me Eleni Bashon, Shehaj është përgjigjur se kishin marrëdhënie korrekte pune dhe se nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

Për marrëdhënien e saj më Ilia Bashon, Yllka Shehaj ka thënë se ka pasur marrëdhënie miqësie dhe pune e asgjë tjetër.

Duke ju referuar të dhënave se pak përpara se të vritej Eleni Basho ka qenë në klinikën e Yllka Shehaj, e pyetur rreth bisedës së këtij takimi ajo konfirmon se Eleni Basho ka qenë në klinikën e saj pak përpara se të vritej, por se ajo nuk është takuar personalisht me të.

Shehaj pohon gjithashtu se Eleni Basho ka kontaktuar me nënën e saj me të cilën ka këmbyer porosi. Sipas Yllka Shehaj, pasi është ftuar për kafe zonja Basho nuk kishte pranuar për shkak se insistonte se do të takonte një person.

Hetimi për vrasjen e Eleni Basho vazhdon me kërkimin e vrasësit të paguar, sipas policisë, nga bashkëshorti Ilia Basho.

SHPËRNDAJE