“Një ditë me Almeda Abazin” ishte pasdite speciale e “Pasdite në Top Channel” për të sjellë pranë publikut shqiptar më shumë nga jeta e aktores së njohur, e cila dy muaj më parë kurorëzoi në martesë lidhjen e saj dyvjeçare me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayışman.

 

Prej pak ditësh, ҫifti është kthyer në Stamboll pas një muaji të gjatë pushimesh në Los Angeles dhe gjatë kësaj kohe, po studiojnë projektet e reja artistike.

 

Prej disa vitesh në Stamboll është zhvendosur edhe familja e Almedës. Nëna e saj, Albana, ka rreth një dekadë që merret me turizëm. Ajo tregon se i mungon shumë Shqipëria dhe se do të donte që të ishte më shpesh këtu për të takuar të afërmit dhe miqtë. E pyetur nga Erblini, se ҫ’mendim ka për dhëndrin e ri, ajo tregon se është shumë e lumtur për fatin e së bijës, por e dëshpëruar pak që nuk e ka më në shtëpi. Siҫ tregon ajo, derisa u martua, Almeda rrinte në shtëpi me të dhe me të motrën

Ndërsa vjehrra, e cila nuk ka dalë kurrë më parë në ekran, tregon se këtë po e bën për herë të parë vetëm për Almedën: “Nuk kam dalë asnjëherë në një intervistë televizive, është hera e parë që dal para kamerave, as për Tolgan nuk e kam bërë. Po e bëj për hatër të Almedës…. “ – tregon vjehrra.

 

E pyetur si është Almeda si nuse, ajo tregon se nuk e ndan për asnjë moment nga vajza e saj: “E dua shumë Almedën. Unë kam edhe një vajzë që është në moshën e Almedës dhe ju siguroj që nuk i ndaj nga njëra-tjetra. Ne e njihnim Almedën nga televizori, sepse e kishim parë në produksione të ndryshme. Me aq sa kuptonim, dukej njeri i mirë, por kur e njohëm nga afër, ajo është më shumë sesa një njeri i mirë. Kur djali ynë na tha se do të martohem me Almedën, për ne ishte dita më e lumtur e jetës sonë”, rrëfen zonja Aishe për “Pasdite në Top Channel.”

 

Edhe Almeda tregon se ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen e Tolgas dhe një lidhje unike me të ëmën, e cila ka qenë gjithmonë aty, sa herë ajo ka pasur nevojë

 

SHPËRNDAJE