Tiranë, 11 shtator – Pas deklaratave në media se kjo verë e Rozana Radit ka qenë një verë pa dashuri, duket se më shumë se me dashuri ka qenë një verë e nxehtë për aventurat e saj erotike në publik, kësaj here me reperin kosovar Mc Kresha (Kreshnik Flazliu).

 

Këngëtarja, e  cila para disa javësh ka festuar 32-vjetorin e saj në një festë të vogël me miqtë e afërt, duket se jo pa qëllim këtë verë i ka kushtuar vetes një këngë të dedikuar me titullin “Kiss me Rozy”. Kënga me muzikë të Adi Hilës, përveç skenave erotike ku presupozohet se ajo bën seks në dush, ndoshta është edhe frymëzim i një historie që ajo ka nisur me reperin kosovar 27-vjeçar Mc Kresha, i cili thuhet se e shoqëron në back vokal këngëtaren, ku refreni është “Kiss me Rozy”.

Dhe nuk ka qenë një varg i shkruar ashtu kot pa qëllim nga ana e saj, përderisa jashtë muzikës ajo nuk stepet aspak në jetën me aventura dhe skena në publik me reperin e njohur e shtatlartë. Kështu ka ndodhur natën e 29 gushtit në Himarë, ku këngëtarja ka qenë e ftuar të këndonte në clubin “Oasis”, së bashku me Mc Kresha dhe Çiljeta Xhilagën. Pasi kanë performuar në natën e tyre, në një moment kur nata ka vazhduar me DJ, ajo dhe Mc Kresha janë larguar me nga një shishe birrë në dorë në dalje të clubit dhe, për pak minuta, nuk kanë ngurruar aspak të shkëmbejnë prekje e puthje në prani të shumë pushuesve. Ata kanë vijuar me skena erotike, duke u zhveshur aty, sa kanë detyruar të pranishmit që ndodheshin me pushime dhe për të dëgjuar koncertin e tyre, të largoheshin një nga një duke u ndier në siklet. Sipas personave që kanë qenë të pranishëm, intimiteti i tyre i shfaqur në publik nuk ka qenë thjesht me momente, apo me gjeste të shkurtra përkëdheljesh, por me zhveshje e ekzagjerime, sa ata kanë dalë jashtë kontrollit, duke harruar se po i shikonin të tjerët. Madje, nuk kanë qenë as gjeste dashurie, por më shumë ngjanin si skena filmash pornografikë, siç i kanë komentuar të pranishmit, shkruan Panorama Plus e Tiranës, që në vazhdim jep një pasqyrë të dhënash për Mc Kresha

Ai është një reper që ka bërë për vete shumë fansa, ndërkohë që për shqiptarët u bë i njohur më shumë në klipin “Cash”, në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Djali nga Mitrovica më 5 shtator ka mbushur 27 vjeç, një diferencë moshe 5-vjeçare me Rozin. Edhe pse emri i tij është Kreshnik Fazliu, të gjithë e njohin me pseudonimin Mc Kresha. Dy këngë të njëpasnjëshme të lansuara nga ai, e kanë bërë rep-këngëtarin Mc Kresha, një ndër më të kërkuarit së fundi. Këngët e tij “Lej flleshat” dhe bashkëpunimi me anëtarin e grupit “TDS”, “Dr Mic” me këngën “Lyrical WarFare” janë ndër këngët më të dëgjuarat në radio dhe televizionet kosovare. Kënga “Lej flleshat” është punuar në studion e Enis Preshevës, ndërsa “Lyrical WarFare”, në studion e Genc Prelvukajt. Por këto dy këngë nuk janë sukseset e vetme, me të cilat është karakterizuar Mc Kresha. “Souljah” është një bashkëpunim mes Mc Kreshës, Lyrical Son dhe një djaloshi të ri, të quajtur Noga.

Deri tani duket se Mc Kresha nuk është përfshirë në thashetheme për lidhjet e tij me femra, ndërkohë që ka bashkëpunuar me këngëtare, si: Leonora Poloska, Dafina Rexhepi etj. Ai bie në sy për përmasat e mëdha trupore, pikërisht 1. 94 m i gjatë dhe peshë 104 kg. Nëse do flisnim për idhujt e tij, është fans i Mary J. Blige dhe futbollistit Steven Gerrard. Së fundi, ai promovoi në Kosovë albumin e fundit me titull “Për inat tnjoni-tjetrit”, me Lyrical son dhe disa bashkëpunime me Big Bastën. Reperi i njohur kosovar Mc Kresha, para disa muajsh ishte pjesë e reality “VIP shpija” në Kosovë, lojë në të cilën vitin e kaluar ishte pjesë edhe Rozana Radi.

SHPËRNDAJE