Rovena Dilo- poete, këngëtare dhe valltare

Magjia e saj në skenë është e hershme, sa edhe talenti i lindur. Është njëri nga zërat më të spikatur të muzikës së lehte shqiptare. Bëhet fajlë për Rovena Dilon, e cila ka ngjitur skenën shqiptare në vitin 1993 në “Këngët e Stinës”. Aty ajo fitoi suksesin në botën muzikore, çka do të ishte edhe garancia për një karrierë të gjate, në fushën e këngës.

 

Magjia e saj në skenë është e hershme, sa edhe talenti i lindur. është njëri nga zërat më të spikatur të muzikës së lehte shqiptare. Bëhet fajlë për Rovena Dilon, e cila ka ngjitur skenën shqiptare në vitin 1993 në “Këngët e Stinës”. Aty ajo fitoi suksesin në botën muzikore, çka do të ishte edhe garancia për një karrierë të gjate, në fushën e këngës.

Rovena është diplomuar për gjuhë-letërsi, mirëpo pasioni i fshehur për këngën ishte mbizotërues. Megjithatë si një artiste e kompletuar, këngëtarja më zë potent ka edhe një dhunti tjetër artistike, kërcimin.  “Në aktivitetet private në atë kohë për ne ishte një spektakël ta shikonim si këndonte dhe si kërcente. Nëse do t’i bënte të dyja, do ishte vërtetë një ‘show girl’”, thotë shoqja e saj, Jeta Bardhi. Karakteristikë e hershme e këngëtares ende të pa afirmuar, sipas shoqes së saj, ka qenë, thjeshtësia. Ndërsa duke dashur të mbetet gjithnjë një artiste e kompletuar, Rovena zgjedh shpeshherë t’i bëjë vetë tekstet e këngëve të saj.  “Që në moshë të re, rra në sy pasioni për muzikën dhe letërsinë. Poezitë e saj spikasin edhe në tekstet që ndryshojnë nga banalitetet që janë në treg”, shton Jeta.  Larg pasionit dhe suksesit në skenë, në jetën e saj të përditshme, Rovenën e gjejmë të angazhuar në menaxhimin e një lokali në Tiranë, që ajo ka në zotërim. /tch/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni