Sulmuesi i skuadrës Manchester United, Wayne Rooney ka pranuar se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo nuk mund të kalojë para një pasqyre pa u shikuar mirë.

“Është një pasqyrë në ulësen e Cristiano Ronaldos në zhveshtoren në Old Trafford. Në kohën kur kam luajtur me Ronaldon, gjëja më interesante që kam vërejtur, është se ai nuk mund të kalonte para një pasqyre pa u shikuar në të megjithëse ishim para një ndeshje futbolli”.

“Secilën ndeshje, para se ekipi të shkonte në fazën e nxehjes, ai e ndoqi rutinën e njëjtë. E vesh fanellën, i lidh këpucët dhe kthehet në pasqyre për t’u përgatitur para ndeshjes. Atij i pëlqen gardëroba që ka dhe ajo që ai vesh është gjithmonë super e shtrenjtë dhe me logo të dallueshme të firmave më të mëdha të modës. Ai shpenzon shumë për gardërobë, por dashuria e tij është futbolli”, ka zbuluar Rooney në librin e tij të ri “Dekada ime në Ligën Premier.

SHPËRNDAJE