Rooney beson te forca e Anglisë

Wayne Rooney është i bindur se përfaqësuesja e tij mund ta kalojë fazën çerekfinale të europiani dhe se asnjë skuadër nuk do të dëshironte që të kishte si kundërshtarë “Tre Luanët”.

Sulmuesi i kombëtares angleze, ishte autori i golit të vetëm me Ukraninën, duke e renditur skuadrën e Roy Hodgson të parën në grupin D me 7 pikë. Rooney në një intervistë për një televizon anglez deklaroi se kombëtarja është në formë të mirë dhe e përgatitur për pjesën e mbetur të kompeticionit.

“Mendoj se i di cilësitë tona dhe atë cfarë jemi të aftë të bëjmë. Jemi të bashkuar dhe po punojmë shumë edhe me ushtrime taktike gjatë stërvitjeve. Nuk besoj se ekziston një ekip që do të preferonte të na kishte kundërshtarë. Jemi të vështirë për t’u thyer dhe kemi lojtarë të cilët shënojnë shumë.”

26-vjecari komentoi golin e tij të parë në këtë turne, duke e cilësuar si një ndjesi fantastike, pasi kishte 6 vjet që nuk tundte rrjetën në një kompeticon të rëndësishëm.

“Jam shumë i kënaqur që shënova golin e fitores. Goli më mungonte prej kohësh dhe për këtë aryse ndjesia e përjetuar ishte mjaft e bukur. Mendoj se e gjithë skuadra u tregua fantastike.”

Në përfundim Rooney shtoi se nuk do ta kishte problem edhe nëse Anglia do të shortohej në çerekfinale me Spanjën.

“Nuk ka rëndësi se me cilën skuadër luajmë. E rëndësishme është që kaluam fazën e grupeve dhe u renditëm të parët. Tani duhet të përballemi me Italinë, në një ndeshje të vështirë, por ne jemi të sigurtë dhe besojmë te vetja.”

Takimi mes Italisë dhe Anglisë do të luhet të shtunën, në Kiev, më 20:45.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni