Ish-sulmuesi francez, Jean-Pierre Papin, e ka zgjedhur Cristiano Ronaldon si njeriun e favorizuar për ta fituar Topin e Artë këtë vit.

Superylli i Real Madridit është në garë me konkurrentin e tij kryesor, Lionel Messi, për çmimin më të madh individual, ndërsa lojtari i dikurshëm i Marseille dhe Bayern Munich mendon se trofeu duhet t’i takojë portugezit.

“Cristiano Ronaldo ka qenë më i suksesshëm në sezonin e kaluar, prandaj mendoj se ai do ta fitojë Topin e Artë”, ka thënë Papin për BeIN Sport.

SHPËRNDAJE