Në ndeshjen kundër Saragosas Ronaldo shënoi golin e dytë i cili nga vetë futbollisti por edhe nga trajneri I tij Mourinho cilësohet si më I mirë gjatë karrierës.

 

“Goli im është një shenjë që ekipi po punon shumë. Ishte një prej golave më të mirë në karrierën time”.tha Ronaldo

“Cristiano është një profesionist i pamasë dhe ai shënoi një prej golave më të mirë të koleksionit të tij. Ne luajtëm një ndeshje të madhe, edhe pse kundërshtari pati fuqinë mentale për t’u përgjigjur në ndeshje” është shprehur “Mou”

“Ne po luajmë mirë. Unë nuk do të shënoja kurrë po që se bashkëlojtarët e mi nuk do ta fitonin këtë goditje dënimi. Jam i kënaqur. Ne duam të vazhdojmë këtë ecuri sa më shumë që mundim”përfundoi Cristiano Ronaldo

SHPËRNDAJE