Tani kur ka mbaruar gara për titull, në La Liga po zhvillohet luftë e pakompromistë për shënuesin më të mirë të edicionit në mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo vazhdon ta shqetësoi argjentinasin Lionel Messi, edhe në garën për shënuesin më të mirë në La Ligën spanjolle. Pas 36 javësh të zhvilluara Messi ka realizuar 46 gola, dy më shumë se Ronaldo. Argjentinasi e krijoi këtë epërsi falë dy penalltive që i realizoi në ndeshjen e fundit kundër Malagës, derisa një e kishte shënuar nga loja, kur edhe kaloi portierin, mysafir. Ndërkaq Ronaldo shënoi golin e tretë në fitoren e Real Madridit ndaj Atletiko Bilbaos, 3:0. Deri në fund të edicionit, Ronaldo ka mundësi të shënoi në portën e Granadas në “Santiago Bernabeu” dhe Mallorcan në udhëtim. Ndërkaq Messi në “Camp Nou” ndaj Espanyolit dhe Betisit në shtëpinë e këtij të fundit. Messi ka përparësi ndaj Ronaldos për konkurrencën në të gjitha garat. Ai deri tani ka realizuar 68 gola, ndërkaq pos dy ballafaqimeve të lartpërmendura, do të takohet edhe me Atletiko Bilbaon në finalen e Kupës së Mbretit. Dhjetëshja e Barçes, që ka në pronësi Topin e Artë, pasi e fitoi në tri vitet e fundit, pikërisht nga portugezi e kishte rrëmbyer këtë çmim, Ronaldo e kishte fituar sa ishte pjesë e Manchester United.

SHPËRNDAJE