Real Madridi mposht Barcelonën para adhuruesve të sajë, shkëputët në plus shtatë pikë. Ronaldo arriti golin e 42-të në La Liga, duke e tejkaluar Messin, që mbetët në kuotën e 41 golave.

Cristiano Ronaldo ka kthyer heshtjen në “Nou Camp” vetëm tre minuta pasi i sapo inkuadruari në lojë, Alexis Sanchez kishte barazuar rezultatin, 1:1, për të kthyer shpresën e kataluansve për një fitore eventuale në këtë përballje gjigantësh. Ronaldo u gjend më së miri në kundërsulmin që e organizuan “mbretërit” e Ronaldo ai pasi iu shmang mbrojtësit, Puyol shfrytëzoi daljen e pamenduar të portierit vendas, dhe me gjuajtje mjeshtërore dërgoi topin në rrjetë. Ndërkaq golin e parë e kishte shënuar mesfushori defensivë, Khedira në minutën e 17-të, kur shfrytëzoi gabimin e kapitenit vendas, Puyol i cili nuk u gjend mirë pas ekzekutimit të goditjes nga këndi nga ana e Di Marias, dhe nga afërsia shtyu topin andej vijës fatale.
Pas kësaj fitore Real Madridi është në prag të titullit të kampionit pas dy vjet dominimi të Barcelonës, në LA Ligën spanjolle. Kur kanë mbetur edhe katër javë deri në përfundim të këtij edicioni, Reali ka tubuar 88 pikë, ndërkaq Barcelona mbetët në 81 pikë. Nga ky takim përfitoi edhe Ronaldo, i cili në kampionat realizoi golin e 42-të, derisa Messi mbetët në 41 gola të shënuara.

Barcelona – Real Madrid 1:2 (0:1)
Shënues: Alexis Sanchez (70’) – Khedira (17’), Ronaldo (73’)

Barcelona: V. Valdes, D. Alves, J. Mascherano, C. Puyol, Adriano (Pedro), Xavi (Sanchez), S. Busquets, Thiago Alcantara, C. Tello (Fabregas), L. Messi, A. Iniesta
Real Madrid: I. Casillas, A. Arbeloa, Pepe, S. Ramos, F. Coentrao, X. Alonso, S. Khedira, A. Di Maria (Granero), Mesut Ozil, Cristiano Ronaldo, K. Benzema (Higuain)/bs

SHPËRNDAJE