Cristiano Ronaldo nuk ka mundur ta përmbajë veten. Vetëm disa ditë para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, Ronaldo ka zbuluar se sa të vështirë e ka ta shoh Barcelonën në këtë ndeshje. Ai ditë më parë ka fituar epitetin e shënuesit më të mirë në La Liga me 40 gola të shënuar. Mirëpo Ronaldo assesi nuk po mund të pajtohet me faktin që Barcelona do të luajë kundër ish-skuadrës së tij.
“Ne është dashur të jemi në finale, e jo Barcelona. Sikur të mos kishte gabime të arbitrave, të shtunën ne do të luanim kundër Manchester Unitedit”, ka thënë Ronaldo. “Ndërhyrje në Mascheranon nuk ka pasur dhe ai në këtë rast ka aktruar për të na anuluar golin. Këtë aktrim e ka mësuar duke luajtur për Barcelonën, sepse kur ishte te Liverpooli nuk ishte i tillë”.

SHPËRNDAJE