http://www.botasot.info/img/Rohrabacher.jpgAnëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rohrabacher thotë se shkëmbimi i territoreve mes Sërbisë dhe Kosovës është zgjidhje e mirë, nga e cila të dyja palët do të përfitonin. Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, ligjvenësi amerikan thotë se hapja e çështjes së kufijve nuk do të ndikojë në çështjet e tjera në rajon, sepse bëhet fjalë për shkëmbim territoresh mes dy vendeve sovrane.
Ligjvenësi republikan Dana Rohrabacher thotë se në dhjetë vitet e fundit Shtetet e Bashkuara janë përqëndruar në Afganistan dhe Irak, por se ende ka çështje të pazgjidhura në Ballkan ku Shtetet e Bashkuara kanë përdorur forcën në vitet 1990 për të parandaluar vrasjen masive të popullit të Kosovës nga diktatura sërbe. Ai thotë se duhet të ketë një plan të ri, i cili do të shmangte një luftë tjetër në Ballkan. Ligjvenësi Rohrabacher thotë se një luftë tjetër mes këtyre dy vendeve do të ishte e tmerrshme për popujt e rajonit dhe do të krijonte paqëndrueshmëri në mbarë botën, veçanërisht në Evropë.

SHPËRNDAJE