Résultat de recherche d'images pour "Roberto Saviano"EXCLUSIVE/ Romë, 21 tetor -Në shkresën qe Prokuroria e Krimeve te Renda i ka dorëzuar Kuvendit te Shqipërisë per heqjen e imunitetit te ish Ministrit Saimir Tahiri, behen me dije te tjera detaje ku nder te tjera thuhet se nga hetimet edhe ne bashkepunim me palën italiane rezulton se kusheriri i Tahirit, Moisi Habilaj, i cili u arrestua ne Itali dy dite me pare, ka bashkëpunuar me zyrtarë të lartë. Nga hetimet e prokurorisë rezulton se në 2014, Saimir Tahiri ka dalë nga shteti katër herë së bashku me Artan Habilajn, të cilit i ka shitur makinën. Sipas prokurorisë, udhëtimet e Saimir Tahirit me Artan Habiljan janë realizuar në muajin gusht të vitit 2014. Ndërsa makinën që Tahiri i shiti në 2013 kushëririt të tij Artan Habilaj, ky i fundit ia ka shitur më pas vëllait të tij, Moisi Habilaj.

 

Image associée

Shqipëria vazhdon të jete jo vetem ne faqet e para te mediave boterore por edhe preokupim per Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar aftësitë e saj në luftën kundër narkotikëve. Sipas raportit me te ri të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranzit për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane. Te njeten gje e kane deklaruar per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” Interpol dhe Europol. Lidhur me glitha keto drogen dhe aktivitetet kriminale dhe mafioze ne Shqiperi dhe involvimin e qeverise se Tiranes ne krimin e organizuar. javen e fundit prokuroria akuzon se Moisi Habilaj ka përfituar nga lidhjet e ngushta me Tahirin kundrejt shpërblimeve, ndërsa ish-ministri dyshohet se ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminal, që vepronte në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Ndryshe, ish shefi i Antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani ka folur për situatën politike në të cilën ndodhet sot vendi me akuza krimesh në rradhët e saj. Në këto momente kur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në një situatë të vështirë ku prokuroria kërkon heqjen e mandatit të deputetit dhe arrestimin e tij pas provave të ardhura nga autoritetet italiane që lidhin emrin e tij me Habiljat. “Vetëm unë e çoj në burg Tahirin. Do ta blej vetë biletën për të dëshmuar” ka thënë Zagani.

 

Droge2

Nje nje raport nderkombëtar,  thuhet se me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhues kryesor narkotikësh të tjerë, substancash kimike bazë, ose drogash sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban statistika të përdorimit të drogave. Me përjashtim të marijuanës, përdorimi i narkotikëve të tjerë nuk është i shpeshtë, thekson raporti i DASH.
Sipas raportve enderkombëtare thuhet se  mujave te fundit  dhjetra tonë droge, kryesisht  marijuanë, qe kishin destinacion Italine, Serbine apo Zvicren dhe vendet e BE-së

 

Saviano: Droga ne Shqiperi, kancer i vendit dhe ngecjes se prespektivës dhe integrimeve 
Laereo-della-droga-in-Divjaka1Prokurori zviceran Bertossa e cilësonë Shqipërinë si një kolmbi evropiane. Prokurori i Gjenevës Yves Bertossa ne nje interviste për agjencine e lajemeve “Presheva Jonë” duke folur për integrimin dhe imazhin e shqiptarëve në Zvicër ka pohuar se « shqiptarët përkundër të mirave kanë edhe të “këqijat” e tyre. Për këtë të fundit Bertossa flet konkretisht se “bandat shqiptare kanë në dorë heroinën në Zvicër.”

 

“Ky rrjet trafikantësh përbëhet kryesisht nga njerëzit nga Shqipëria dhe Kosova dhe kjo “mafie polikriminale “ është majft aktive në disa fusha të kriminalitetit..” ka pohuar prokurori Bertossa duke shtuar se “Shqipëria fatkeqësisht sot është bërë një Kolombi evropiane..”

 

Résultat de recherche d'images pour "tahiri droga habilja"“Rritja e tarfikut te drogës dhe akuzat e nderkombëtare ne adrese te Shqiperïsë si një qender transit apo baze e drogës qe po furinozon jo vetëme vendet fqinje Serbine dhe Greqine por edhe pejse tejra te ballkanit dhe ato evropiane eshte droja qe Shqiperine t mos quajme më “Kolmobi”, por Kolombinë si Shqipëria ?!.. ” ka deklaruar ne intervisten e fundit për “Presheva Jonë” Roberto Saviano, shkrimtari më i njohur antimafie në Europë.

Se cila mafia eshte me e fuqshme ne ballkan Saviono ne vazhdim eshte shprehru se ” Padyshim mafia kosovare, ajo ka edhe lidhje shumë të forta, jo vetëm në territor, por edhe në istitucione. Shikoni, kemi të bëjmë me një Fenomen interesant. Mafia kosovare, konkurrenten dhe rivalen më të egër në kontrollin e trafikut të drogës ka mafien që vjen nga Shqipëria, që cilësohet si mafia shqiptare në Europë. Dhe ndërsa politika po flet për bashkim të Shqipërisë me Kosovën, krimi i organizuar ka një axhendë të ndryshme. Mafia kosovare bashkëpunon ngushtë me mafien serbe dhe atë rajonale kundër mafias shqiptare, duke e luftuar egërsisht atë. ”

 

Për fat të keq vendi juaj është  futur në rrjetin e tregtimit të drogës e cila prodhohet në Amerikë, kalon drejt vendeve të BE pastaj në Shqipëri për të përfunduar në destinacionin e saj që shpesh është edhe Italia. Kur droga kalon në shqipëri, rrjeti i trafikantëve krijon raporte të ngushta me biznesin, pastaj me politikën e kështu me radhë derisa bën të mundur që të bëhet pjesë edhe e politikave qeverisëse.. Prandaj, e them me mjaft keqardhje se droga ne Shqiperi, mund ta shendrroj vendin ne nje “kolombi” dhe te jete kancer i vendit dhe ngecjes se prespektivës dhe integrimeve ” ka pohuar  Saviano.
Prandaj, autoritet e Shqipërisë dhe Kosovës, vende këta të zhytura në korrupcion dhe krim të organizuar, duhet të bëjë më shumë në luftën kundër kësaj dukurie, duke u përpjekur për kthimin e imazhit jo vetëm në vendet e tyre, por në përgjithesi edhe tek shqiptarët në Zvcër e dipasorë, sespe sikur Kosova ashtu dhe Shqipëri si vendet tjera ballkanike kanë nevojë sot më shumë se kurrë për demokraci, funksionim te shtetit juridik dhhe për integrime evropaine…” ka pohuar në fund prokuroi zviceran Bertossa.Albania Marijuana

SHPËRNDAJE