Legjenda e Realit të Madridit, braziliani Roberto Karlos mendon se Reali i Madridit do të jetë shumë afër titullit të kampionit, nëse sonte e fiton sfidën kundër Atletiko Madridit.

Me fitoren e arritur kundër Hetafes, 4:0, Barcelona e ka zvogëluar ngecjen me madrilenët në vetëm një pikë. “Besoj se Reali sonte ka rast për ta zgjidhur dilemën e titullit të kampionit. Atletiko është mjaft e motivuar, derisa Reali është i vetëdijshëm se Barcelona është vetëm një pikë larg dhe po afrohet ‘El Clasico’. Ky lloj i presionit nuk do të ndikojë në lojën e Realit, i cili di se si duhet vepruar në situata të këtilla”, ka thënë Roberto Karlos. Derbi lokal i Madridit, do të zhvillohet sonte në orën 22:00 në ‘Vicente Calderon’.

SHPËRNDAJE