Një zjarr i shkaktuar ndoshta nga një qark i shkurtër, ka bërë që të marrë flakë shtëpia e aktorit amerikan, Robert De Niro, në Nju Jork. Me pamje nga Central Park Uest, në anën e sipërme të Manhattanit, ajo dallohet si një ndër shtëpitë e aktorëve dhe këngëtarëve më të mëdhenj me famë botërore, si Madonna, Bono, Sting, Diana Ross apo Demi Moore.

Ndërkaq, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që ta ndalojnë flakën dhe tymin, të cilët pushtuan korridoret dhe apartamentet e ndërtesës.

Mediat amerikane, kanë pohuar ndërkaq, se për fat, aktori De Niro nuk ka qenë në shtëpi kur shpërthyen flakët.

Sipas një zëdhënësi të zjarrfikësve, aktori me famë, ishte jashtë Shteteve të Bashkuara.

SHPËRNDAJE