Kandidatët për këshilltar të mundshëm nga Partia për Veprim Demokratik mbrëmë para shumë simpatizuesve prezent nga njësitë numër 6, 7, 10 dhe 11 kanë shpalosur programin parazgjedhorë. Kandidati Idriz Rashiti nga njësia numër 7 theksoi se të jesh këshilltar nga ky subjekt është privilegjë dhe njëherit edhe obligim. Ai nuk la pa kritikuar pushtetin aktual për dobësitë e udhëheqjes së komunës në sferën e infrastrukturës e pikërisht në rrugën” Qemal Shehu” që në shumë rrugë ende nuk ka kanalizim fekale, njofton RTP.

Në anën tjetër profesori Qenan Ferati kandidat nga Stacioni Hekurudhor tha se arsyeja e daljes sime për këshilltarë është filozofia e kësaj partie si çështje e kërkesave për ngritjen e vetëdijes politike, e që ka merita të panumërta. Edhe Merita Nuhiu kandidate nga Stacioni Hekurudhor foli për rrolin e gruas në media dhe politik.

 

Me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit Riza Halimi Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik njëherit edhe bartësi i listës së këtij subjekti shpalosi programin parazgjedhor për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Zoti Halimi kritikoi ashpër pushtetin aktual për udhëheqje të dobët ku në mes tjerash ka bërë ngushtimin e rrugës magjistrale Preshevë-Gjilan që Presheva këtë e ka pasur para 50 vjetësh e që tani është shndërruar në vendkalim të kategorisë së dytë. Zoti Halimi në fund ftoi simpatizuesit e PVD-së që më 6 maj ti thonë stop dështimeve duke rrethuar numrin 6 për ndryshime pozitive.

SHPËRNDAJE