Riza Halimi: përfaqësuesit e UDSH, janë informuar që në udhëheqësi të Këshillit të përfaqësohen me 25 %

       Pas prononcimit të dhënë nga kryetari i PVD-sw z.Riza Halimi për agjencinë “Beta” i cili ka deklaruar se “përfaqësuesit e UDSH, janë informuar që në udhëheqësi të Këshillit të përfaqësohet me 25 %, ndërsa në Komisione 30 %, por ata më këtë nuk janë të kënaqur. Ndërsa Rahmi Zulfiu kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, deklaroi për Agjencinë tonë se nuk është puna të përqindja por është një tek marrëveshje mes PVD-së dhe UDSH-së e cila nuk është e nënshkruar nga PVD-ja.

* Nga ana tjetër kryetari i Këshillit Nacional Galip Beqiri tha sot për TV Bujanocin se kjo marrëveshje për PVD-në është e pa kapshme, sepse ata kërkojnë që në të ardhmen të kenë një formë të koncezusit.

Shkruan: Valon BEGZADI

Presheve,Bujanoc, 7 shkrut / AIK – Presheva JonePër deri sa përfaqësuesit e Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), ende nuk janë bashkangjitur në punë e Këshillit Nacional, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi, për agjencinë “Beta”, ka deklaruar se “përfaqësuesit e UDSH, janë informuar që në udhëheqësi të Këshillit të përfaqësohet me 25 %, ndërsa në Komisione 30 %, por sipas Halimit, ata më këtë përqindje nuk janë të kënaqur. 

Ndërsa në një prononcim telefonik për Agjencinë tonë Rahmi Zulfiu, kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve  tha se nuk qëndron çështja tek përqindja se sa është por problemi është tek një marrëveshje të pa konfirmuar dhe nënshkruar nga PVD-ja. Rahmi Zulfiu: “Nuk qëndron ajo se ne nuk jemi të kënaqur apo tek përqindja por është tek marrëveshja ku është e cekur se si do të veprohet dhe ajo marrëveshje as nuk është konfirmuar dhe nënshkruar nga PVD-ja, ne mbesim para asaj se duhet të nënshkruhet marrëveshja paraprakisht dhe pastaj të jemi pjesë e bashkëveprimit edhe ne grupet punuese,pa këtë marrëveshje nuk do jemi pjese e Këshillit Nacional. Ne jemi të hapur dhe ne prej fillimit kemi qenë pjesë e veprimit dhe angazhimit dhe për këtë jemi të hapur por ky vullnet mbetet vetëm tek PVD-ja nga e cila ka zëra që të shkohet edhe pa këtë marrëveshje, gjë kjo e cila për ne është dicka e papranueshme që të jemi pjesë e lojërave të tilla që e konsiderojmë si jo serioze dhe ne pa atë marrëveshje nuk do të jemi pjesë e Këshillit Nacional Shqiptarë”
    
Nga ana tjetër Galip Beqiri, kryetar i Këshilli Kombëtarë Shqiptar ne Serbi, tha për AIK “PRESHEVA JONE” tha se “Kjo marrëveshje për PVD-në është e pakapshme qe do me thëne e pa pranuar sepse ata kërkojnë që në të ardhmen të kenë një formë koncezusi. z.Beqiri thotë se “UDSH-ja i ka dyert e hapura në Këshillin Nacional gjë që është në interes të Këshillit Kombëtarë edhe pse në të gjitha grupet punuese në kemi kandidatë të pavarur”. Sipas Beqirit “Këshilli Nacional Kombëtarë nuk është një partiak sepse ka njerëz të organizatave jo qeveritare dhe ka njerëz që ndoshta i takojnë edhe subjekteve tjera politike por ne aspektin profesional i kemi kyçur ata por edhe do të i kyçim edhe më tutje”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni