Riza Halimi me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha ka përfaqësuar shqiptarët e Kosovës Lindore në manifesitmin gjithkombëtar sot në Lezhë, duke vurë edhe kunora lulesh tek varri i Gjergj Kastriot-Skenderbeut, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

 

Lezhë, 2 mars

 

Në kuadër të manifestimeve të përbashkëta për shënimin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit tonë kombëtar, deputeti shqiptar Riza Halimi (kryetar i PVD-së) ka marur pjesë në manifestimin jubilar që u mbajt sot  në Lezhë me rastin e 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës. Riza Halimi me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha ka përfaqesusar shqiptarët e Kosovës Lindore në manifesitmin gjithkombëtar sot në Lezhë, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

Gjatë qëndrimit në Shqipëri z.Halimi është takuar me kryeninistrin shqiptar Sali Berishën si dhe shefin e  diplomacisë shqiptare z.Edmnod Hxhinaston, kur temë bisede kshin situatën aktuale në Preshevë, Bujanco dhe Medvegjë  si dhe për perspektivën e Luginës së Preshevës 20-vjet pas Referendumit të shpallur.

Manifestimi i sotëm gjithkombëtar në Lezhë ka nisur me fjalimin e kryeministrit shqiptar Berisha, pastaj nga zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto, ministra të tjerë dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Nga Kosova fajlën e mori deputeti Xhavit Haliti. Manifestimi  qendror ka nisur sot me me ngritjen e Flamurit Kombëtar dhe vendosjen e luleve të freskëta tek obelisku “Besëlidhja shqiptare”. Më pas, të gjithë mysafirët shprehën shprehë nderimet e tyre pranë varrit të kryetrimit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut, ndërsa manifestimi përfundojë më Akademinë Solemne në Pallatin e Kulturës në Lezhë.

Sa i përket manifesimit të sotëm në Lezhë pos krerëve më të lartë të shtetit shqiptarë mysafirë kishte nga gjitha anët e tokave shqiptare të Gadishullit Ilrik. Kishte sikur nag Presheva edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Janina dhe diaspora shqiptare si dhe doplamatë ndërkombëatr të akredituar në Tiranë.  Do përkujtuar se më 2 mars të vitit 1444, Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, organizoi kuvendin historik për bashkimin e princave shqiptarë në besëlidhjen shqiptare kundër pushtimit osman.

 

 

SHPËRNDAJE