REAGIMET E LIDERËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS:

 

Burimet e agjencisë “Presheva Jonë” kanë mësuar se në mesin e të arrestuarve është edhe vëllau i kamandant “Lleshit”- Izet Qazimi, njëherit kandidat i PVD-së për këshilltar në listen zgjedhore  numër 2 në Bujanoc. Në mesin e tetë të arrestuarve, një është anëtarë dhe aktivstë I LPD-së dhe shtatë tjerë janë të PVD-së, ka njoftuar z.Halimi

 

 

Bujanoc, 4 maj

 

Sot në orët  e hershme të mëngjesit, siq kemi njoftuar, policia  serbe ka ekzekutuar një aksion të ri në emër të “luftës kundër krimeve të luftës” në Luginën  e Preshevës, pikërisht në Bujanocit ku bashkë me bastisje ka arrestuar disa shqiptarë, numir i të cilëve tahsmë ka arritur në tetë sish., njofton agjencia informative “Presheva Jonë” Të arrestuarit akuzohen si zakonisht “për krime lufte kundër popullsisë serbe..”

 

Prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukcevic, ka thënë se policia ka arrestuar pesë shqiptarë “të dyshuar për krime lufte” gjatë konfliktit të vitit 2001. Ai gazetarëve në Beograd u tha se arrestimet po vazhdojnë, por nuk ka dashur të cek se për çfarë “krime lufte” bëhet fjalë.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, konfirmoi se policia ka arrestuar tetë persona, nga të cilat pesë janë akuzuar për “krime lufte kundër civilëve”.

Në një konferencë për shtyp në Vranjë ai tha se për “krime lufte kundër civilëve” janë arrestuar Elhami Salihu, Mustafë Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurlahi.

 

HALIMI: Me arrestimet e fundit, Beogradi po tenton ta destabiltizoj Luginën e Preshevës

Lidhur me arrestimet në fjalë z.Riza Halimi, deputet i ka deklaruar sot agjencisë “Presheva Jonë”  se “me arrestimet e fundit në Bujanoc, Beogradi po bën terrror mbi popullatën shqiptare dhe po tenton destabilitetin në Luginë të Preshevës.  Aksionet e sotme të xhandermerisë serbe dëshmojnë se Serbia nuk është e interesuar për paqe në rajon. Këto provokime me arrestime të policisë serbe bashkë me bastisje në fshtara shqiptare të Bujanocit ka prapavijën ev etë, futjen e frikës dhe pengimin e zgjehdjeve në Luginën e e Preshvës të cilat zhvilluan nën  një fushatë të qetë me një interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve tanë si në Bujanoc ashtu edhe në Preshevë..

Ngjajshëm kanë deklaruar për agjncinë tone edhe z.Galip Beqiri, kryetar i KKN-së dhe kryetari i Bujanocit z.Shaip Kamberi, sipas të cilëve  këto arrestime janë në vazhdën e aksioneve policore tjera me qëllim të futjes së frikës dhe panikut ndër popullatën shqiptare. Por, sipas z.Kamberi arrestimet e sotme kanë të bëjnë dhe me fushatën parazgjedhore dhe situatën e tensionuar në Kosovë, me zgjedhjet serbe, ku policia kosovare ka paralajmëruar se do të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë.

 

Burimet e agjencisë “Presheva Jonë” kanë mësuar se në mesin e të arrestuarve është edhe vëllau i kamandant “Lleshit”- Izet Qazimi, njëherit kandidat i PVD-së për këshilltar në listen zgjedhore  numër 2 në Bujanoc. Në mesin e tetë të arrestuarve, një është anëtarë dhe aktivstë I LPD-së dhe shtatë tjerë janë të PVD-së, ka njoftuar z.Halimi.

 

Tetë të arrestuarit, kryesisht të rinj nga  fshatrat e Tërnocit të Madh dhe Breznicë. Sipas mediave serbe, gjatë aksionit të arrestimeve “policia serbe është sulmuar..”. Aksionet dhe hetimet ende po vazhdojnë, Më herët, policia serbe rrëmbeu dy policë të Kosovës brenda territorit të republikës së Kosovës nën justifikimin se janë gjetur të armatosur në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit të firmosur në Kumanovë më 2000 mes Serbisë dhe NATO-s. Policët u liruan pak ditë më pas, por pajisjet e tyre u konfiskuan.

 

SHPËRNDAJE