“Ne do të votojmë për Muamer Zukorliq si akndidat për presdient të Serbisë, meqë  duket një personalitet interseant dhe kandidat më serioz i cili ka qenë i interesuar gjithnjë për zgjidhje e problemeve jo vetëm në Sanxahk, por edhe në Luginën e Preshevës, angazhim ky i cili dëshmohet edhe në programin e tij.  Ne jemi të vetdijshëm se Zukorliq e ka vështirë të fitojë, por ne me votën tonë po të deshmojmë se  përpkrahim, mbështesim ato forca progresiste, përkrahim  atë personalitet i cili mendon mire për  Luginën e Preshevës, përkrahje kjo e cila deri tash na ak munguar dhe do të jetë mësim dhe shembull për liderët tjerë serbë të cilët vazhdimisht kanë injoruar kërkesat tona apo avancimin e proceseve demokratike, politike dhe ekonomike në Luginën e  Preshevës… ka deklaruar z.Halimi në intervistën dhënë sot agjencisë informative “Presheva Jonë”  duke shtuar se diskriminimi i Boegradit vazhdon dhe vërehet edhe në zgjedhjet e sivjemena ka obliguar neve si parti me një edlektorat të vpgël në krahasim me pptitë tjera qendrore serbe që pas veti kanë një elektorat me mbi një milion votues (?!) që të mbledhim 10 mijë nënshkrime për të siguruar një kandidat deputet

 

Preshevë, 23 prill

 

Lidhur me aktivtitet dhe atmosferën në fushatën parazgjedhor në Luginën e  Preshevës të filluar javën e kaluar z.Riza Halimi, deputet gjithpopullor në intervistën dhënë sot agjencisë informatigve kombëtare »Presheva Jonë » ka deklaruar ndër tjera se « fushata eshtë duke shkuar në rregull dhe për momentin nuk ka problem, cka edhe  liderët janë në nivel duke u treguar të matur duke ju përbajtur efuroisë, shmangjes së fyerjeve. Shumica e aktivteteve tona, dmth partisë sonë nga PVD sikur edhe partive tona tjera politike janë të përqënndruara në listat zdhedhor, këto lokale, pra për pushtet lokal. Njëkohësishte paralel me këto kemi edhe aktivitetin tjetër si kualicionit të Lugines se Presheves i përbëre nga katër subjkte (PVD, UDSH, LPD dhe BDL)  të  partive politike shqiptare.

 

 

BEOGRADI DISKRIMINON LUGINËN EDHE NË ZGJEDHJE

 

Për dalim nga viet e kaluara, sivjet  vërehet një mungesë e votuesve e kam fjalën në përgjithësi për partitë tona në Luginën e  Preshevës, për shkaqe tashmë të njohura të liberalizimit të vizave ku popaullata këto vitet e  fundit ka lëvizur me të madhe , sidomos të rinjtë tanë duke migruar në drejtim në vendeve prendimore, për shkak papunësisë së madhe në Preshevë. Përveq kësaj tham nuk janë problem tjera këtu në Luginë, sidomos në Preshevë ka ende shumë parregullësi të administratës, sidomos në kompletimin e dokumentacioneve të identifikimit, disa tjere janë jashtë, tjerët në Kosovë e kështu me radhë…

 

 

 

Se a do të dalin qytetarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet presidenciale në Serbi në vazhdim z.Halimi ka pohuar se “tradicionalisht as ne si parti ,po as shqiptarët e Luginës nuk kemi marur pjesë në zgjedhjet presidenciale përvec atyre parlamantare dhe lokale. Por ditëve të fundit ka zëra ku mendohet se duhet dalim për shkak se kësaj radhe kemi një kandidat të ri serioz për president të Serbisë, myftiu nga Sanxhakut  Muamer Zukorliq. Ndokush do të pyeste me të drejtë, pse të dalim të votojmë ne nga Lugina e Preshevës bash për Zukorliq cka na lidhë me të..? Thjesht me te na  lidhin shumë gjëra, në rend të parë se ai duket një personalitet interseant dhe kandidat më serioz i cili ka qenë i interesuar gjithnjë për zgjidhje e problemeve jo vetëm në Sanxahk, por edhe në Luginën e Preshevës, angazhim ky i cili dëshmohet edhe në programin e tij.  Ne jemi të vetdijshëm se Zukorliq e ka vështirë të fitojë, por ne me votën tonë po të deshmojmë se  përpkrahim, mbështesim ato forca progresiste, përkrahim  atë personalitet i cili mendon mire për  Luginën e Preshevës, përkrahje kjo e cila deri tash na ak munguar dhe do të jetë mësim dhe shembull për liderët tjerë serbë të cilët vazhdimisht kanë injoruar kërkesat tona apo avancimin e proceseve demokratike, politike dhe ekonomike në Luginën e  Preshevës…

 

 

 

HALIMI:  MË MIRË ME NJË DEPUTET SE SA HIC !

 

Diskriminimi nga ana e autorteve serbe në zgjedhjet  e sivjeme fillon që në start, ku për deptuet sipas nje ligji të Serbisë që ka yënë sivje në fiqi gjitha partive, sikur atyre serbe po ashtu edhe minoritare i ka kushtëzuar të mblidhen 10 mijë nënshkrime..Dmth neve në Luginën e Preshvës na  kanë radhitur dhe kushtëzuar mbledhjen e nënshkriemeve me një elektorat shumë të vogël ne si aprti,  në krahasim me ato serbe, partite qendrore të  cilat kanë edhe mbi një million votues ?! Dmth, partitë e medha serbe i krahasojnë me ne, që herën e fundit kishim mbi 17 mijë votues. Pra 66 për qind të votuesve tanë kanë dalur publikish në përkrahje.  Kjo s’është normale dhe plotësisht është diskrimunuese. Ndërsa ne edhe pse si parti më e madhe në Luginë, megjithatë  arritëm me sukses t’i mbledhim mbi 10 mijë sish ku sot edhe hymë zyrtarisht në listën e Komisionit Qendroror Republikan të zgjedhjeve në Serbi është verifikuar dhe është pranuar me sukses dje, që në listën zgjedhore dhe tash ne në nivel Republikan posedojmë numrin 15-të. Në fakt edhe pse patëm vështirësi, mbledhja dhe dorëzimi i mbi 10 mijë nëshkrimeve në njëfarë mënyre edhe e legjitimoi fitoren jo vetëm për në kandidat në parlamentin e Serbisë, por edhe  zgjedhjet e pushteti lokal. Nuk ishte edhe aq lehtë të mblidhen  këto nënshkrime për shkak  se cdo votues një nga një, duhej ta prezentonim publikisht dhe të vente firmën aty për aty… “

 

 

Pse shqiptarët e Luginërs së preshvës t’mos kenë 2-3 deputetë,  kur dihet së në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kemi reth 100 mijë banorë dhe 30 mijë nënshkrime  mund të sigurohen, sepse ndryshe flasin tre deputet në Beograd se sa një. Me këtë logjike zRiza Halimi pajtohet, por megjithatë sipas tij “ një gjë e tillë e ështirë vështirë të realizohet. Sikur të ishim unik, të flasim me një zë po, pse jo.. Por fatkeqësisht e din luga cka ka vekshi, kjo frymë ende mungon ndër ne, aq më tepër kur dihet se disa parti vazhdojnë  të botojnë elektoratin e vetë pëert ‘mos dalur në zgjedhjet paralamentare në Serbi…*

 

 

 

PVD DO TË DAL FITUESE MË 6 MAJ. FITOREN NA E GARANTON PROGRAMI YNË DHE PDSH ME DËSHTIMET E SAJ 

 

 

Ndërsa mjaft problmeatike  është edhe votimi I shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që gjendne përkohësisht në diapsorë apo në Kosovë, Lidhur me ketë z.Halimion pohon se “siq dihet  nga vitet e mhershme, për elektoratin shqiptarë të Luginës që gjendet në Kosovë  kemi organizuar autobusë special, sidomos për në Medvegjë, kur herën e fundsit kishim 15-10 autobus të angazhuar për votime.  Ama tash kemi situatë krejt ndyrshe dhe marrëveshja e Burksellit ku në kufinj janë krijuar telashe, rereth lëvizje së lirë të qytetarëve sikur edhe me tabelat apo polisat, aktulisht kemi vetëm dy pika të kalimit kuiftar ajo Merdares dhe Konculit dhe sivjet vështirë do të jetë sidomos për ne në Preshevë dhe Bujanoc për t’i mbushur autobusiët si vite me pare.  Për nje votë duhet udhtuar 150 kilometra. Do përkujtuar se falë votuesve tanë nga  Kosova, kemi pasur 8 këshilltarë vetëm në Medvegjë kishim 5 sish. Ne do të insisitojmë t’i drejtohemi edhe  KQZ dhe auturioteve të Beogradit dhe Prishtnës që të bëjnë një lehtësim për këta votues…”

 

 

Është fakt se elektorati shqiptarë sipas z.Halimo, në diapsorë është injoruar nga  Beogradi më shumë për shkaqe organizative edhe sivjet ka dështuar, përkundër asaj se Beogradi ka hapur disa vendvotime në konsulata diplomatike me duket ne Vine dhe Srasburg..por i nteresimi i votuesve sikur nga radhët e serbëve po ashtu edhe nga shqiptarët etnik nuk ka qenë kush e din cfarë.

 

 

Se a është optimist për fitoren të PVD-së apo koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës përballë rivalëve të tyre më në 6 maj të këtij viti në fund z.Riza Halimi, deputet përgjigjet se   “Jam optimist si kurrënjëherë më parë, një për shkak se kjo qeverisje lokale e deritanishme ka dështuar bashkë me premtimet e tyre boshe dhe ne jemi të bindur në një fitore të pakontesueshme  të PVD-së.  Bile ne kemi pritur qe ata, dmth drejutesit e deritanishëm të pushtetit lokal  të tërhiqen vullnetarisht, por këtë meqë nuk e bënë,  sigurisht e besoj se vota e popullit do ta vedos tash më në fund edhe për fatin e tyre. Dhe se dyti, jam i bindur në fitore në faktin se  ne në kreun dhe radhët e PVD-së posedojmë  kandidat serioz dhe kuadro profesionale me nje program të pasur dhe aftgjatë për ndryshime rrënjesore në favor të avancimit të sitautës  ekonomike edhe politike   në Luginën e Preshevës .   Dmth për ndryshime konkrete  të cilat do t’i hapnin rrugën perspektivës së popullit  shqiptare, sidomos rinisë sonë në së treva tona…”

SHPËRNDAJE