Riza Halimi Dick Marty i manipuluar nga Beogradi




Beograd, 21 dhjetor (AIK Presheva  Jone)

 

Akuzat e raportuesit special të Këshillit Evropian Dick Marty të bazuara në spekulimet e ish prokurores së Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte janë manipulime politike që kanë për qëllim të mbrapshtë degradimin e shtetësisë së Kosovës. Nga kjo del se Marty fatkqësisht është i manipuzlar nga propaganda serbe e Beogradi, për aresëyera që vetëm ai mund t’i dij..

Madje, ky manipulim morbid me fatin tragjik dhe shumë të rëndë të personave të humbur gjatë luftës në Kosovë, është i orientuar jo vetëm në njollosjen e institucioneve shtetërore të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, si dhe në degradimin e popullit shqiptar në tërësi.

Është shumë shqetësuese se lidhur me këtë raport spekulativ në Beograd po zhvillohet fushatë mediale dhe politike shumë agresive, që po krijon atmosferë të rrezikshme antishqiptare, e cila që në start po i rrezikon bisedimet e paralajmëruara me Prishtinën për çështje të rëndësishme praktike.

Andaj në këto momente delikate, është e domosdoshme që strukturat shtetërore në Kosovë e Shqipëri, por edhe të gjitha forcat politike e intelektuale shqiptare, jo vetëm të gjykojnë raportin manipulues të Dick Marty, por është e domosdoshme që këto spekulime të mbrapshta t’i demantojmë me fakte dhe njëkohësisht me veprimin tonë demokratik të dëshmojmë përcaktimin tonë strategjik për vlerat civilizuese evropiane.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni