RIZA HALIMI DEPUTET, ZËRI I LUGINËS SË PRESHEVËS NË KUVENDIN E SERBISË

Ky lajm, pos popullatës në Kosovën Lindore, ka gëzuar edhe popullatën dhe autoritet kosovare në Prishtinë dhe Tiranë, për cka është përshëndetur njëzërit nga ta, duke konsideruar se deputeti Halimi po mbetet një personalitet i cili si deri më tash, do të ngrisë zërin kundër padrejtësive dhe avancimin e proceseve dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve etnik në Kosovën Lindore, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Beograd, 10 maj

Riza Halimi, rizgjedhet depuet në kuvendin e Repunlikës së Serbisë, këtë lajm posa e  ka kumtuar z.Riza Halimi për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”.  Siq dihet lista e  Koalicionit të  Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka siguruar një mandat deputeti në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë. Ky organ sonte do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 6 maj në Serbi. Ljami për rizgjedhjen e Riza Halimit është mipritur nga popullata shqipatre në  Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

Njëkohësisht, ky lajm, pos popullatës në Kosovën Lindore, ka gëzuar edhe popullatën dhe autoritet kosovare në Prishtinë dhe Tiranë, për cka është përshëndetur njëzërit nga ta, duke konsideruar se deputeti Halimi po mbetet një personalitet i cili si deri më tash, do të ngrisë zërin kundër padrejtësive dhe avancimin e proceseve dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve etnik në Kosovën Lindore.


3 Komente

  1. Nehathyseni, May 10, 2012:

    Mr.Nehat Hyseni

    Hyrja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlament, është një lajm i mirë për mbarë Luginë dhe më gjërë.

    Ndërkamcat dehe tendencat egoiste të nënshtrimit të interesit kombëtar të shqiptarëve të Luginës, megjithatë morën një përgjigje të merituar.

    Jemi dëshmitarë se synimet serbe për përçarjen e shqiptarëve të Luginës u nxitën nga Markoviqi&Company, dhe dorën në zemër, arritën rezultate fillestare, së paku aq sa për t’u inkurajuar.
    Ndarja, shkëputja e lidhjeve midis Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë pikësynime serbe që arrihen duke e “rrënuar kalanë (shqiptare) nga mbrenda”.

    Shpresojmë që apetitet meskine për pushtet të mos ia mjegullojnë perspektivën kombëtare dhe rrugën e duhur shqiptarëve të Luginës, sepse sfidat e ardhshme do të jen vendimtare për fatin dhe ardhmërinë tonë në këto troje tona stërgjyshore.

  2. ujku, May 11, 2012:

    po cfar mire o hysen nehati…me ket deputet ka fituar vet serbia dhe serber qe ja dhan votat ne kurshumli se ne lugin ky si ka marr votat e duhura….ne me ket deputet e legjitimojm ivica dacicin me ushtru dhun ndaj shqiptareve…..ti o hysen aga bashk me ket riza posllanikin duhet ta kuptoni nje her e pergjithmon se destinacioni jon esht rruga GJILAN-PRISHTIN-KALIMASH-TIRANe jo presevo-vranje-nis-beligrad!

  3. Preseva65, May 11, 2012:

    Urime Shqipetar!

    Votat e Koalicionit jane vota te shqiptareve dhe vetem te shqipetareve qe jetojne ne serbi dhe jo vota te blera si te disa tjeve ne lokal dhe per lokal.

Komentoni