EKSKLUZIVE: Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, Halimi ka thënë se Qeveria e Serbisë ka një plan të fshehtë për Kosovën, për të cilin nuk janë në dijeni as deputetët serbë.

———————————-

 

 “Unë nuk jam për ndarjen e Kosovës, por për një politikë konstruktive, e kam fjalën për një reciprocitet mes dy shteteve, të  Kosovës dhe Serbisë, që shqiptarët në Serbi të ken as më shumë e as më pak të drejta se sa serbët e Kosovës. Sepse idetë për ndarje apo kembime territoresh  janë hipoteza dhe të rrezkishme për stablitetin në rajon,  kur dihet struktura e banuar në ballkan. Për shembull në  vitin ’91 kishim 37.000 banorë  në Leposavic, Zubin Potok, Zvecan duke ja shtuar edhe popullatën serbe në Mitrovicë si tërësi,   kurse në anën tjetër në në njejtën kohë në Luginë të Preshevës kanë qenë 67.000 shqipëtarë në Luginë të Preshevës…dhe tash hajde si mund te ndahemi, ne nuk leshojmë  pe, as ata nuk leshojnë pe..” thotë deputeti Riza Halimi, kryetar i PVD-së në inetrvistën dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 17 dhjetor / AIK-Presheva Jonë

 

Deklarata e Dacicit gjatë në intervsite dhënë këtyre ditëve agjencinë informative “Presheva Jonë” nuk duket të jetë edhe aq të qarta pasi që ai nuk e kërkon rrast darjen,por në një far forme përkufizimin e vendbanimeve shqiptare nga ato serbe dhe nga kjo mund të kuptojmë se janë duke u bërë disa parapërgatitje për një ndarje,por një gjë të till zyrtarisht ende nuk e ka thënë askush. Ne e kemi program të qeveris serbe i cili kishte të bëjë me qështjen e Kosovës, por program ky i cili kurr nuk është publikuar dhe sot e kësaj dite është intern dhe sekret madje edhe për parlamentin, dhe ka gjasa që edhe sot e kësaj dite ai program të jetë aktual…thotë fillimisht deputeti i vetem shqiptarë në paralmentin serb z.Riza Halimi.

 

GRACANICA ME UNIVERSITET, PRESHEVA PA TË, PASJANI ME SPITAL (MATERNITET), PRESHEVA PA TË..?!

 

Presheva Jonë: z.Halimi,janë arritur disa marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit ditëve të fundit,si i vlerësoni ju këto të arritura nga të cilat direkt ose indirekt përfitojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës ?

 

RIZA HALIMI:   Unë edhe kur kanë filluar bisedimet i kam përshendetur ato,e sidomos tani kur vetëm kanë filluar të shihen rezultatet e saj,pra me arritjen e marrveshjes rreth diplomave,marrëveshje tjetër me rëndësi e cila na intereson neve në Luginë është arritja e marrëveshjes për qarkullimin e lirë të qytetarëve. Natyrisht pas arritjes së këtyre marrveshjeve,presim që të arrihet edhe marrëveshja për demilitarizim. Gjithkund ku janë zona të veqanta për siguri janë dikund 300-500 metra sic ishte rasti me kufirin me Maqedonin,ku kemi rastin e vrasjes së një riu dhe është tkurrur kjo zone nga ajo e 5 km nvetëm  në 300-500 metra dhe sigurisht se nuk ka asnjë logjikë që të e kundërshtojë idenë se e njejta duhet të zbatohet edhe me Kosovën. Pra,shpresojmë që me anë të këtyre bisedimeve që po zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit të zgjidhet edhe ky problem,që do ta clironte gjendjen e mjerushme të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

 

QEVERIA SERBE POSEDON PROGRAM SEKRET PËR KOSOVËN DHE LUGINËN E PRESHEVËS QË AS VET PARALEMENTI SERB NUK E DINË…

 

Presheva Jonë: Cili është opinioni juaj rreth deklaratave të fundit të Azem Vllasit, Lutfi Hazirit  duke thënë se, nëse duhet që njëherë e përgjithmonë të zgjidhen problemet shqiptaro-serbe, madje duhet ndrruar Preshvën me Zubin-Potokun…duhet që Kosovës t’i bashkangjitet Lugina e Preshevës në këmbi të disa komunave serbe..?

 

RIZA HALIMI:  Po mirë, ta përmendin Zubin-Potokun, pastaj  Leposaviqin dhe disa fshatra dhe në këtë drejtim ideja e  tyre ishte që pjesa e Luginës së Preshevës, konkretisht, Preshevës dhe Bujanocit,dhe deri tani kam deklaruar se nuk është ide e mirë pasi mes hekurudhës dhe autostradës që janë me popullatë shqiptare ,kurse n pjesën lindore të autostradës janë pes vendbanime të mëdha me shumicë dërrmuese me popullatë shqiptare në komunë të Preshevës dhe dy në komunë të Bujanocit,dmth kemi një situatë ku afër 10 fshatra me rreth 18 mijë banorë të mbesin jashtë kufirit të cilin e propozoi Haziri, në anën tjetër e kemi rëndësin e madhe të hekurudhës dhe autostradës ku Presheva do të mbetej pa qasje në autostradë gjë që do të sillte një pozitë mjaftë devalvuese në zhvillimin e mëtutjeshëm të Preshevës. Pra kjo si ide ka ekzistuar edhe më herët,do të ekzistoj edhe në të ardhmen. Unë nuk jam për ndarjen e Kosovës, por për një politikë konstruktive, e kam fjalën për një reciprocitet mes dy shteteve, të  Kosovës dhe Serbisë, që shqiptarët në Serbi të ken as më shumë e as më pak të drejta se sa serbët e Kosovës. Sespe idetë për ndarje apo kembime territoresh  janë hipoteza dhe të rrezkishme për stablitetin në rajon,  kur dihet struktura e banuar në ballkan. Për shembull në  vitin ’91 kishim 37.000 banorë  në Leposavic, Zubin Potok, Zvecan duke ja shtuar edhe popullatën serbe në Mitrovicë si tërësi,   kurse në anën tjetër në në njejtën kohë në Luginë të Preshevës kanë qenë 67.000 shqipëtarë në Luginë të Preshevës…dhe tash hajde si mund te ndahemi, ne nuk leshojmë  pe, as ata nuk leshojnë pe.. Do të shtoja se deklaratet e Dacicit rreth kufijve janë provokuese që prodhojnë më shumë luftë se sa stabilitet në rajon, aq me tepër  kur dihet se vetë Serbia eshte e ndërtuar me mbi 20 minoritete e mos të flasim për popuj tjerë  të pëzier që sot jetojnë nëpër shtete të posadalura nga lufta. Prandj, unë do të thosha se duhet secili aty ku jeton, t’i realizojmë të drejtat e tyre, pra edhe ne tona këtu ku jemi dhe të veprojmë e punojmë më tepër në drejtim të reciprocitetit pasi që marrim shembull ne në Preshevë qe sa kohë nuk jemi në gjendje të ndërtojmë një maternitet, ndërkohë që, kurse në Pasjan të afër Gjilanit hapët edhe materniteti edhe stacionari shëndetsor,apo mund t’i themi edhe spital. Apo qe sa kohe pushteti ynë local kekron hapjen e një Universiteti në Preshevë e një të tillë e kemi sot në Gracanicë…

 

 

Presheva Jonë: z.Halimi si i komentoni deklaratat e ministrit të brendshëm serb Ivica Dacic sidomos atë ku thotë se sikur që shqiptarët Luginës së Preshevës nuk duan të jetojnë nën ombrellën e shtetit serb, ekzistojnë edhe serb në Kosovë të cilët nuk duan të jetojnë nën ombrellën e shtetit të Kosovës.. po shqiptarët e Luginës kah t’ja mbajnë ?

 

RIZA HALIMI:  Në rregull na deklarata të tilla kemi dëgjuar më parë edhe nga presidenti I shtetit serb,dhe kjo nuk është diqka e re madje atëherë presidenti pat deklaruar se qështja shqiptare duhet të zgjidhur mes Beogradit dhe Tiranës duke u munduar ta anashkaloj Prishtinën si realitet. Deklarata e Dacicit gjatë në intervsite dhënë këtyre ditëve agjencinë informative “Presheva Jonë” nuk duket të jetë edhe aq të qarta pasi që ai nuk e kërkon rrast darjen, por në një far forme përkufizimin e vendbanimeve shqiptare nga ato serbe dhe nga kjo mund të kuptojmë se janë duke u bërë disa parapërgatitje për një ndarje, por një gjë të till zyrtarisht ende nuk e ka thënë askush. Ne e kemi program të qeveris serbe i cili kishte të bëjë me qështjen e Kosovës, por program ky i cili kurr nuk është publikuar dhe sot e kësaj dite është intern dhe sekret madje edhe për pralamentin,dhe ka gjasa që edhe sot e kësaj dite ai program të jetë aktual.

 

VAZHDON :

Nesër, do te lexoni pjesen tjeter te intervistet ku z.Halimi flet per « hesapet » tona, për Këshillin Nacional dhe punën e këtij, per inkuadrimin e LPD-se së Cedomir Jovanoviqit, për lirin e mediave dhe (pa) anshmerine e tyre…dhe disa qeshtje tjera mjaft interesante do te mund t’i zbulojmë bashkarisht neser vetem ne agjencinë « Presheva Jonë »… na ndiqni, deri atëherë lexim të mirë..

SHPËRNDAJE