Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që njëherazi ka atributet e KZAZ-së në rastin e bashkisë së Tiranës, është duke zbatuar kodin zgjedhor me numërimin e votave për kryetar bashkie që janë hedhur gabimisht në kutitë e tjera gjatë procesit zgjedhor të 8 majit ka deklaruar në një intervistë për mediet, kreu i KQZ-së, Arben Ristani.

Përkundër deklaratave të opozitës se po manipulohet rezultati, Ristani tha se “sistemi zgjedhor në Shqipëri është i ngarkuar me masa sigurie, çdo gjë është e dokumentuar, kutitë janë të mbyllura me kode sigurie dhe numrat e kodeve janë të regjistruara në procesverbale”.

Ristani shprehu shqetësim për presionin politik që po ushtrohet gjatë procesit të punës së KQZ. Ndërsa sulmet verbale ndaj tij nga përfaqësues të opozitës, i cilësoi si “sulme të nisura nga interesa politike”.

SHPËRNDAJE