Rikthimi i virgjërisë, a ia vlen?

Të vendosura nën presionin e mendimeve konservatore që janë shpesh aktuale në shumë zona të vendit tonë, shumë vajza i drejtohen kirurgjisë për të rikthyer virgjërinë e tyre, nëpërmjet një ndërhyrje që quhet himenorafi.

Gjinekologu Erlin Kurti, duke folur për fenomentin, shpjegoi në emisionin e “Pasdites” se: “Ekzistojnë kërkesa. Numri ka ardhur në rënie, por gjithsesi ekzistojnë. Këto femra kërkojnë një rikonstruksion të himenit, që quhet ndryshe himenorafi. Është një element që tashmë i ka kaluar koha plotësisht”.

Duke u ndalur tek rethanat sociale që përkrahin një ndërhyrje të tillë, Kurti shtoi se: “Gjithçka lidhet me psikologjinë e meshkujve me të cilën këto vajza kanë raporte. Duke e ditur këtë psikologji, këto vajza i paraprijnë çdo situate duke bërë këtë ndërhyrje që nuk ka efekt fizik, por vetëm psikologjik. Natyrisht që nuk është zgjidhje. Himenorafia, për vetë strukturën shumë elastike dhe të dobët që ka himeni, është një strukturë që nuk qëndorn për shumë kohë dhe e ribërë, ajo nuk zgjat më shumë se 10 ditë. Shumica e vajzave që drejtohen për këto ndërhyrje janë rreth moshës së martesës. Për ato që vijnë nga zonat rurale mosha është pak më e re, 20-24 vjeç, ndërsa në rastet e qytetit rreth 25-30 vjeç”.

Duke shpjeguar me hollësi ndërhyrjen, Kurti shpjegoi: “Siç e thashë, është një ndërhyrje vetëm me efekt psikologjik, pasi efektet e deflorimit të parë nuk mund të zhduken. Është e qartë që ribërja e himenës nuk të bën të virgjër. Operacioni në vetvete është një ndërhyrje mikrokirurgjikale tepër e thjeshtë, por pa dobi. Duhet patur parasysh që për vetë strukturën e himenit, shumë vajza e humbin atë pa e ditur fare. Mjafton një vrapim, një kërcim ose një e ngarë e biçikletës, që ai të pësojë dëmtime dhe kjo ndodh shumë më shpesh nga sa mendohet”.

http://www.youtube.com/watch?v=oMaMwXiEVJU&feature=player_embedded


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni