Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova i shton një tjetër pjesë të rëndësishme mozaikut të skuadrës së tij, duke plotësuar dalëngadalë formatin me të cilin do të garojë sezonin e ri.
Tekniku katalanas aktivizoi për 17 minuta në miqësoren ndaj Dinamos së Bukureshtit, sulmuesin David Villa, i cili rikthehet në fushë pas frakturës së Dhjetorit të pësuar në Botërorin e Klubeve. 30-vjeçari dha kontributin e tij në ndeshjen e fituar 2-0, duke treguar se është një shkallë e rëndësishme ku Vilanova duhet të mbështetet për sukseset e së ardhmes.
“Sezonin e shkuar na mungoi shumë pasi ai është një lojtar që të garanton shumë gola. Villa është shumë i nevojshëm për skuadrën tonë. Fola me mjekët dhe besoj se tashmë gjithçka është në rregull”, shkruan tekniku katalanas në faqen zyrtare të klubit, dke shtuar se skuadra po zhvillon një lojë pozitive, pavarësisht seancave të shumta stërvitore.

SHPËRNDAJE