Rikthehen golat e "El Pipitas"

Futbollistët e Real Madridit kanë shënuar fitore të thellë në udhëtim kundër Espanjollit me rezultat 4:0, në kuadër të javës së shtatë të La Ligës.

Serinë e golave për skuadrën mysafire e nisi Iguain në minutën 17. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa në 45 minutat e dytë të përzgjedhurit e Hoze Murinjos ishin ata që diktuan ritmin duke shënuar edhe tre gola të tjerë.

Higuain në minutën 66 shënoi edhe golin e dytë, ndërsa rezervisti Kallehon, ish-lojtar i Espanjollit, ngriti epërsinë në 3:0 në minutën 82. Rezultatin përfundimtar në takim e vendosi Iguain duke shënuar në këtë mënyrë het-trik në minutën 89.

Pas kësaj fitoreje Real Madridi renditet në pozitën e tretë me 13 pikë, një më pak se sa lideri Barcelona me 14. Në vendin e dytë është Levante me 14 pikë, por me gol diferencë më të dobët.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni