Rihanna nuk e ka patur aspak të vështirë të eklipsojë shumë femra pjesëmarrëse në mbrëmjen e prezantimit të koleksionit të Stella McCartney’s Winter 2012. Gjithçka ndodhi në Londër të shtunën mbrëma dhe paparacët e fiksuan Rihannën mjaft serioze e veshur me një fustan ngjyrë të gjelbër të mbyllur. Aksesorët e vendosura në qafë e në duar ashtu sikurse edhe ngjyra bionde e flokëve e kanë bërë që të bjerë edhe më shumë në sy duke e nxjerrë fitimtare në konkurencë.



SHPËRNDAJE