Rihanna flirton me një boksier

Rihanna ka gjetur dashuri të re. Këtë e ka bërë si duket në xhirimet e fundit të klipit të saj në Irlandën Veriore.
Bëhet fjalë për Dudley O’Shaughnessy, një boksier dhe model e që është pjesë e videoklipit të saj më të ri “We Found Love”. “Rihana nuk e fshihte se i pëlqente Dudley.
Ata flirtuan gjithë kohës. Rihana i afrohej gjithë kohën dhe në një moment iu ul në prehër gjate pushimeve ne xhirimin e klipit”, shkruan “The Sun”, duke iu referuar burimeve ne vendngjarje.
Nuk dihet sesa do te zgjase historia e tyre, megjithate te dy jane shfaqur te lumtur. Dudley 21 vjeç shpreson të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2012, ndersa aktualisht ka nisur punen si model, pasi u zbulua nga nje stilist ne nje metro te Londrës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni