Seanca e sotme e nisur sot në Beograd kundër nëntë shqiptarëve nga Presheva zgjati vetëm 5 minuta ?! Ajo, u shty për më vonë ( për datën 22 Shkurt 2012.) pa shpjeguar fare arsyet, që në fakt kjo seancë është dashur të mbahej më 31 Janar, njofton agjencia informative “Presheva Jonë,  duke u thirrur në burimet e drejtuesit të LKSH-së z.Orhan Rexhepit.

 

Beograd, 13 shkurt/AIK-Presheva Jonë

Edhe pse ishte paralajmëruar se sot, më datë 13 Shkurt 2012, në Gjyqin e Qarkut në Beograd, nën ingerencën e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, është mbajtur Seanca e parë përgatitore, kundër nëntë djemëve Shqiptarë nga Presheva, të akuzuar për krime lufte, pastaj të dënuar me 101 vjet burg, dhe së fundi të liruar nga Gjykata e Apelit me sugjerimin për një Gjyq të ri. Kjo Seancë është dashur të mbahet më 31 Janar, ku ju bënë shumë padrejtësi të burgusurve dhe familjarëve të tyre gjatë seancave,për cka edhe drjtuesi i LKSH  ju kishte dejtuar instiucioneve më të larta ndërkombëtare (AI dhe ICRC në Gjenevë) njofton agjencia informative “Presheva Jonë”,  duke u thirrur në burimet e z.Orhan Rexhepit, nënkyretar i Kouvendit komunal të Preshvës.

 

Ç’është më e keqja edhe sot kanë vazhdura manovrimet e Trupi Gjykues me në krye Gjykatësen Snezhana Nikoliq Garotiq. E gjithë Seanca ka zgjatur vetëm 5 minuta, sa për të konstatuar se rigjykimi  do të fillojë për të nëntë djemtë Shqipatrë nga Presheva të gjithë së bashku, domethënë pa u ndarë lënda për katër të larguarit, të cilët janë duke u mbrojtur në liri. Vazhdimi i Seancës përgatitore u caktua për datën 22 Shkurt 2012.

SHPËRNDAJE