Pas largimit të sulmuesit Miroslav Klose, Bajern Munih, mund të mbetet edhe pa mesfushorin francez Frenk Riberinë.

Mediat italainë shkruajnë se skuadra e Juventusit, është duke bërë përpjeke të mëdha që në Torino të sjell kreatorin e skuadrës “bavareze”, Ribërinë.

Trajneri i ri i “Zonjës se vjetër”, Antonio Konte, dëshiron që në sistemin e tij të lojës të ketë edhe shërbimet e francezit, ani pse për klubin nga Munihu, Riberi është i pashitshëm. Francezi më Bajernin ka kontratë deri në vitin 2015.

SHPËRNDAJE