Rezultatet e SONDAZHIT të AIK "Presheva Jonë": Mbi 1000 të anketuarve i thonë PO bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën

Ekipi hulumtues i AIK « Presheva Jonë“ njoftojnë se dje redaksisë i ka  arritur formulari i fundit me numrin 1028 i sondazhit gjithëpopullor organizuar nga agjencia jonë me qytetarët e Luginës së Preshevës lidhur me perpsektivën dhe statusin e tri komunave (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) të banuara me shqiptarë etnik.

Presheve, 27 mars / AIK-Presheva Jonë

Kjo anketë me qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është organizuar jo vetëm për shkak fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë  por edhe për shkak të disa deklaratave të fundit dhe dilemave të disa  liderëve  politikë  dhe përfaäqesuesve  të Luginës së Preshevës si dhe komandantëve dhe nga ana e OVL  të UCPMB-së rreth dialogut dhe të ardhmes së  Luginës së Preshevës. Sondazhi me 1028 qytetarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medevegja dëshmon se popullata medon krejt ndryshe nga politika ditore në Luginës së Preshevës. Derisa të anketuarit, pjesa dërmuese thonë se janë për bashkim me Kosovën, strukturat politike në Luginën e Preshevës kanë mendime të larmishme,  madje tek ta vëreht edhe edhe një labilitet rreth statusit të së ardhmes së këtyre viseve të banuara me shqiptarë etnik.
 
Do theksuar se nga shënimet që kanë dhënë të anketuarit tanë në formularin e sondazhit vërehet se shumica janë nxënës, studentë, profesorë e intelektualë të profileve të ndryshme. Shumica e këtyre formulareve që kanë arritur, janë të plotësuara nga të rinjtë nga mosha 18 deri në  moshën 35 vjeqare me mbi 700 formularë. Ndërsa, mbi 300 janë të moshës madhore, pra mbi 36 vjet dhe se është për t’u përshëndetur  fakti e  rreth 450 fletë (apo 40 për qind) janë femra.  Sa i përket nacionalitetit të qytetarëve pjesa dërmuese apo 98 për qind nga 1028 formularë janë shqiptarë, ndërsa për qudi në redakisë na kanë arritur edhe dhjetë formulare nga pjesëtarë jo shqiptarë. Prej tyre 6 fleta me emra të serbëve (3 nga Bujanoci, 2 ng aMedvegja dhe 1 nga Presheva) dhe per cudi kemi edhe 2 letra-formulare te plotësuar ne shqip, por të cilët deklarohen si turqi. Këto dy të anketuar vijnë nga Bilaci. Serbët kanë shkruar në formularët e tyre se „Lugina e Preshevës po se po, por edhe Kosova është tokë serbe..“ (?!)  madje një serbët ne Bujancit me inicialet V.S. ka shkruar se „ne pranojmë që Presheva  dhe Bujanoci të shkojë me Kosovën por duke na dhënë Mitrovicën dhe Pasjanin.. ». Por ka edhe nga te anketuarit shqiptare që kanë shkruar se « Presheva, Bujanoci e Medvegja janë tokë shqiptare dhe asnjë pëllëmbë nuk e japin e as nuk e kembejnë me asnjë territor të Kosovës… » Një profesot nga Medvegja ka shkruar se «Presheva, Bujanoci dhe Medecgja janë do të jenë pjesë e Koasovës herdo kurd…por Serbia na mbetet serish borgj deri te Molla e kuq, deri në Nish.. ». Sa i përket pyetjes rreth reciprocitetit , asnjë nga të anketuarit nuk ju kanë përjgigjur kësak pyetje, pra snje shqiptarë nuk pranon recirprocitetin, por kanë plotësuar se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të jenë pjesë e Kosovës pa cenuar integritetin e saj apo pa bëre kembime apo drrime territoresh.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni