Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi, e ka vlerësuar të domosdoshëm presionin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë, për integrimin e serbëve të veriut në jetën politike dhe institucionale të Republikës së Kosovës.

“Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë është i domosdoshëm, sepse problemi kryesor i mosintegrimit të serbëve të veriut është interferimi i shtetit serb në jetën e tyre”, ka deklaruar ministri Rexhepi në një intervistë për “Epokën e Re”.

Rexhepi edhe një herë, në emër të Qeverisë së Kosovës, i ka hedhur poshtë idetë që veriut t’i jepet status special.

“Zgjidhja për veriun e Kosovës duhet të gjendet vetëm brenda planit të presidentit Ahtisaari. Jemi shumë të interesuar që nëpërmjet proceseve demokratike t’i integrojmë edhe qytetarët serbë të veriut në jetën politike dhe institucionale”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka hedhur poshtë edhe katërpikëshin e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq.

“Ai është duke hapur tema të tilla vetëm për konsum të brendshëm politike, sidomos në kohën kur Serbia do të ketë zgjedhje.

SHPËRNDAJE