Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti sot një delegacion nga Kantoni i Bernës së Zvicrës, të kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme të këtij kantoni, Hans Jurg Kaser.

Ministri Rexhepi e falënderoi delegacionin zviceran për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit ministri Rexhepi e njoftoi edhe për gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme gjatë periudhës së fundit ka marr një varg operacionesh për vënien para drejtësisë të personave që janë të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale, i tha mysafirit ministri Rexhepi.

Delegacioni zviceran u shprehën të gatshëm që të vazhdojnë përkushtimin për ndihmë ndaj institucioneve të Kosovës dhe vlerësuan raportet e mira mes popullit zviceran dhe shqiptar, ku dihet se në Kantonin e Bernës jetojnë një numër i madh i qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE