Rexhepi: Në Merdare, 32 policë të lënduar

(I plotësuar) – Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar, përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh në Merdare.

Gjatë një informate të prezantuar para Kuvendit të Kosovës, Rexhepi tha se janë gjithsej 32 policë të lënduar. Por, sipas tij, të gjithë kanë lëndime të lehta dhe nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore.

Lidhur me këto informacione, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë trajtuar vetëm 9 prej tyre.

Zoti Rexhepi ndërkaq tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.

“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionalistë dhe me atë rast janë lënduar disa policë; kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.

“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë”, theksoi ai.

Ky grup i serbëve që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit.

Këtë vit, komuniteti serb shënon 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si “Vidovdan”.

Manifestimet qendrore për këtë ditë mbahen në Graçanicë dhe Gazimestan.

Mediat serbe njoftojnë ndërkaq se është sulmuar një grup i serbëve që me autobus ishin nisur për në Gazimestan.

Sipas njoftimeve, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 të lënduar.

Mediat serbe, citojnë mjekun, Zoran Vuçkoviq të ketë thënë se dhjetë serbë kanë plagë nga armët e zjarrit, por nuk dihet “nëse janë shkaktuar nga plumbat e gomës apo plumba të vërtetë”.

“Në përgjithësi janë plagë të rënda, andaj janë dërguar në Kirurgjinë ne Prokuple”, ka thënë Vuçkoviq.

Edhe në Mitrovicë, Policia e Kosovës njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellur në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës”, njofton policia.

Me urdhër te prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

Mbi 20 policë të lënduar në Merdare, mbyllet pikëkalimi kufitar

Mbi 20 pjestarë të policisë së Kosovës kanë marrë lëndime të lehta në pikëkalimin kufitar në Merdar, si pasojë e hedhjes së gurëve dhe mjeteve tjera të forta nga një grup i huliganëve serb, që ishin futur në Kosovë për të marrë pjesë në manifestimin me rastin e Vidovdanit, e që janë kthyer për në Serbi përmes kësaj pike kufitare.

Lajmin për incidentin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili nuk dha ndonjë shifër të të lënduarëve, por tha se incidenti ka ndodhur në zonën neutrale në Merdar.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh te pika kufitare në Merdare.

Rexhepi ka theksuar se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.

Sipas tij, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë.

Ndërkohë, Drejtori Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare, Basri Lenjani ka theksuar për Radio Kosovën se në këtë qendër po trajtohen 7 policë të lënduar në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Ai ka theksuar se lëndimet janë të natyrës së lehtë dhe se gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

Kurse Policia e Kosovës nëpëmjet një kumtese ka theksuar se policia, ka arritur ta menaxhojë situatën e sigurisë duke ua ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës dhe momentalisht situata në pikëkalimin kufitar Merdare është e qetë.

Për shkaqe sigurie pikëkalimi kufitar për momentin është i mbyllur për qarkullim deri në një vendim tjetër.

Edhe mediat serbe raportojnë për incidentin në Merdare. Sipas tyre, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 serb të lënduar.

Raportohet se grupin e serbëve e ka ndaluar Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Merdare dhe është përpjekur që t’i kthejë prapa.

Pas kësaj, ka pasuar përleshja, ku thuhet se janë përdorur edhe armë. Raportohet se nga 13 të lënduarit, 10 janë dërguar në spitalin kirugjik në Prokuple.

Rexhepi: Disa policë të lënduar në Merdare nga serbët

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare.

Ministri Rexhepi tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.

Ai tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.

“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lenduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gure”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.

“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë”, theksoi ai.

Ky grup i pjesëtarëve serb që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit.

Këtë vit, komuniteti serb shënon 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si “Vidovdan”.

Edhe në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka njoftuar se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policët në detyrë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellë në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës”, njofton policia.

Ndryshe, manifestimet qendrore për këtë ditë mbahen në Graçanicë dhe Gazimestan.

Autoritetet e rendit kanë shtuar praninë në rrugët që çojnë drejt këtyre lokacioneve.

Vidovdani, serbët provokojnë policinë në Mitrovicë

Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 05:00 një grup prej afer 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kane kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia me qellim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellur në piken kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës, njofton policia.

Me urdhër te prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni