Rexhepi i ha fjalët!

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se policia e Kosovës “do të jetë tolerante dhe nuk do t’i konfiskojë” dokumentet e reja të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që iu lëshon serbëve të Kosovës deri në zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës e Beogradit.

“Ia kam transferuar drejtorit të policisë vendimin që të tolerohet posedimi i dokumenteve të reja. Në këtë kuptim, nuk do duhej të ketë më probleme. Ndërkaq, vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa të reja me iniciale të qyteteve të Kosovës që i lëshon MPB-ja e Serbisë, mbetet ende në fuqi”, ka thënë ministri Rexhepi për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Ai ka shtuar se vendimi për mos-konfiskimin e dokumenteve të reja do të vlejë deri në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në procesin e bisedimeve Prishtinë-Beograd.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni