Reisul-Ulema Adem Ef. Zilkiq, anëtar i Komisionit në Qeveri për fenë islame, ne nje interviste per revisten “Vakat” nder tjera flet edhe mbi sfidat dhe organizimin e procesit mesimor, sidomos ate fetar, ne Kosoven Lindore (Presheve, Bujanoc dhe Medvegje), transmeton agjencia informative “Persheva Jone”.

 

Presheve, 8 korrik

Në një intervistë për revistën “VAKAT”, anëtar i Komisionit të Qeverisë për fene islame Reisul-Ulema Adem Ef. Zilkiq, lidhur me mësimdhënësit e lëndës fetare nëpër shkolla gjatë vitit 2011/12 nder tjera ka pohura se “sapo ka përfunduar viti shkollor, me gjithë problemet dhe sfidat që i kemi pasur në disa shkolla, në përgjithësi ato kanë përfunduar me sukses. Gjatë fillimit të vitit shkollor ka pasur disa situata problematike në disa shkolla në komunën e Pribojit dhe Bujanocit. Në Priboji e Prijepole disa drejtorëve kanë vepruar, në kundërshtim me dispozitat ligjore, me vetiniciativat kanë planifikuar emërimin e mësimdhënsve. Në Bujanoc, është shkelur Ligji për Arsimit nga disa drejtorë, duke angazhuar mësimdhënës, të cilët nuk ishin në listën e miratuar nga ministri. Ndërsa Ligji përcakton se edukimi fetar mund të kryhet vetëm nga ata mësimdhënës, të cilët janë në listën e nënshkruar nga ministri i Arsimit. Gjithashtu, në këtë komunë kanë shkelur ligjin dhe disa politikanë, të cilët ndërhyrë në punët e brendshme të Bashkësisë Islame në përgjithësi. Për disa arsye, kryesisht politike, nuk kemi qenë në gjendje për të parandaluar këtë fenomen, por me siguri në vitin e ardhshëm shkollor nuk do të kenë mundësi të punojnë ata mësimdhënës, të cilët nuk janë në listë. Problemi tjetër nuk kishte andaj mësimi fetar ka përfunduar me sukses.

Në pyetjen a janë duke u zhvilluar përgatitjet e mjaftueshme për vitin e ardhshëm dhe në cilin drejtim, islame Reisul-Ulema Zilkic ne vayhdim eshte pergjigjur se “Gjatë përgatitjes së listës për vitin e ardhshëm shkollor, kemi bëre ftesë publike për të gjitha palët e interesuara per te paraqitur dokumente të caktuara. Ftesë publike është bërë nëpërmjet medieve dhe në sajtin e Meshihatit të Bashkësisë Islame të Sanxhakut. Që për vitin e ardhshëm shkollor të ndahet puna e imamëve dhe mësuesve fesë. Qëllimi ynë është që t’ i japim mundësi dhe rast kuadrit të rinj dhe profesional të cilët nuk kanë një punë tjetër, për t’i dhënë atyre një shans në mënyrë që ata do të kenë prioritet në emërimin e mësuesve të fesë. Nuk është morale që dikush të ketë dy vende pune ndërsa dikush asnjë. Këtë nuk do ta lejojmë në vitin e ardhshëm shkollor…”
Ndersa lidhur me Meshihatet ne Serbi dhe Sanxhak por edhe ne Kosovne Linmdore (Bujanoc, Presheve dhe Medvegja) Ef.Zilkic ka shtuar se “janë të detyruar të paraqesin propozimet jo më vonë se 10.07.2012. Deri sot, unë kam marrë një propozim nga Këshilli i Mexhlisit të Bujanoci dhe Preshevës, të cilët janë paraqitur nga kryetarët e këtyre. Mirpo, në rastin e tyre ka një problem ligjor dhe formal, ku lista është vërtetuar me vulën e Bashkësisë Islame në Serbi, e cila nuk është e ligjshme, është ilegale dhe se si e tillë ajo nuk mund të propozojë mësuesit e fesë. Kjo është një Bashkësi Islame e cila e përfaqëson komuniteti islamik të Bashkësisë Islame të Bosnjës BiH dhe si i tillë nuk mund të jetë bartës i projektit të zhvillimit të lëndës fetare. Andaj presim edhe propozimin nga Bashkësitë Islame të cilat ju kanë drejtuar Rijasetit dhe propozimi do t’i dorëzohet Ministrit për miratim..”

Për këtë vit shkollor, sipas tij, është sjell një program i ri pune për shkolla të larta dhe së shpejti do të jetë përpunimi i një libri të ri që do të ofrojnë nje pasqyre dhe përmbajtje të re .

SHPËRNDAJE