Apple me prezantimin e MacBook Pro 15 inçësh, ka bërë një hap të madh kundër prodhuesve të kompjuterëve. Laptopi i ri nuk është i lirë, por për klasën e tij është shumë i hollë, 0.71 inç dhe peshon më pak se 2 kg. Kjo pajisje, gjithashtu është shumë konkurrente pasi ka një ekran LED me rezolucion 2880×1800 dhe 220 pikselë/inç. Apple nuk hezitoi që këtë version të ri të MacBook Pro, ta quaj si gjenerata e re e MacBook Pro.

Shtrohet pyetja, a mundet që MacBook Pro Retina i Apple të sundojë laptopët PC apo ultarbookët e Intel? Ose a do të bëj Apple, dhe njëherë, klone të kompjuterëve ashtu siç bëri me MacBook Air dhe të shfarosë ultrabookët?

MacBook Pro i vështirë për t’u shitur

Për momentin, kjo gjeneratë e re e laptopëve nuk do të shfaqet për blerësit aktual të llaptopëve. Ky model i MacBook Pro ka një çmim prej 2200$ për një hard disk 256GB dhe një procesor Quad Core 2.3GHz Core i7. Krahasuar me 1500$ të Asus G75VW, laptopi për lojëra që karakterizohet me të njëjtin procesor dhe një hard disk 6 herë më të madh, me një ekran 17 inçësh me rezolucion 1920×1080.

Sigurisht, Apple do të shesë shumë MBP Retina, por për pjesën më të madhe të njerëzve ky laptop nuk është i arritshëm, dhe vetëm mund të kënaqen duke e parë atë në dyqanet e Apple dhe jo ta blejnë. Ky MacBook pro është si MacBook Air i 2008, por edhe Air kishte një çmim shumë të lartë në atë kohë 1700$, dhe kishte parametra shumë të dobët që nuk ndihmonin fare. Por njerëzit ecnin me idenë e udhëtimit me një laptop që ishte aq i hollë saqë mund të futej brenda një zarfi. Me kalimin e kohës Apple i përmirësoi parametrat në 2011, duke prezantuar modelet 11 dhe 13 inç.

Apple aktualisht kërkon të heqë versionet Air duke futur versionet Pro, dhe duhet përmendur që parametrat e Pro janë goxha të mira, por thjeshtë ajo që i brengos më së shumti blerësit është çmimi.

MacBook Pro me ekran Retina: Specifika të jashtëzakonshme

Përveç procesorit Quad Core i7 dhe ekranit fantastik, modeli bazë i llaptopëve të ri të Apple karakterizohet me 8GB RAM (deri në 16GB maksimumi), Nvidia GeForce GT 650M me 1GB memorje GDDR5, kamera 720p, 2 porte për USB 3.0, Wi-Fi 802.11n, Bluetooth 4.0 dhe deri në 7 orë bateri, dhe të gjitha këto në një llaptop më pak se 2 kg.

Sfida e madhe

Tani që Apple ka marrë më të mirën e aparateve të gjeneratës së re, ku do të qëndrojë pjesa tjetër e industrisë së kompjuterëve?

Ultrabookët dhe laptopët e tjerë Windows pritet të vijnë me lansimin e Microsoft Windows 8 me prekje. Do të kemi rastin të shohim më shumë laptop me prekje, dhe më shumë tabletë me prekje që i përkasin Windows 8 Metro UI.

Fatmirësisht, prodhuesit e kompjuterëve do të shikojnë MacBook Pro e ri të Apple dhe do të kuptojnë se ultrabookët nuk do të mund të ja dalin vetëm. Seria e laptopëve ultrabook të Intel supozohen të fusin të mirat e tabletëve (procesor të fuqishëm dhe tastierë të plotë). Të njëjtat koncepte dizajni që po aplikohen në ultrabook, duhet të aplikohen në të gjithë linjën e laptopëve Windows. Apple duket se po drejtohet në linjën e MacBook Air, që ofron grafikë Retina dhe janë të hollë dhe të lehtë për t’u mbajtur, por që të vijnë me më shumë hapësirë memorjeje. Që të mbahet ritmi, prodhuesit e laptopëve Windows duhet të mendojnë në të njëjtën mënyrë.

SHPËRNDAJE