“Të jesh spiker televiziv kur për cdo mbrëmje të presin mijëra e miliona shikues nuk është aq punë e lehtë dhe nuk don të thotë vetëm të lexosh tekste , por dicka më shumë, don të thotë se përfaqëson nje staf të tërë medial, përfaqëson gjuhën kombëtare dhe je pasqyrë e të nje shteti.” thotë për agjencinë tonë informative “Presheva Jonë” spikeri ynë i njohur i RTK z.Resul Sinani, sugari i këtij televizioni dhe simpatik i cili kur mungon në lajme ai dhe Mustafë Mucaj, duket sikur s pat lajme në RTK ose nuk pat rrymë në Kosovë. “Edhe pse nuk kam qanë në Preshevë, në Kosovën Lindore.. unë miqtë dhe kolegët më të mirë i kam nga Presheva..” thotë Resuli

Kushtrim MALIQI

Prishtinë, 12  shkurt / AIK-Presheva Jonë

Presheva Jonë: z.Sinani,lexuevse tanë së pari do t’I interesonte nga është Resuli dhe me kë jeton ai?

Resul SINANI: Më lejoni që në fillim t’ju uroj nga zemra punë  të mbarë ju nga stafi i redkaisë me rastin e themelimit të agjencisë së juaj në Kosovën Lindore “Presheva Jonë” nevojë kjo e kahershme për një agjenci të tillë informative. Për sa i takon pyetjes, Unë jam i lindur në fshatin Zaplluxhe të rajonit të Opojës, ku kam jetuar deri në përfundim të shkollës së mesme. Në vitin 1997 kam ardhur në Prishtinë për të studjuar dhe prej atëherë jetoj në Prishtinë, fillimisht vetëm, e tani bashkë me familjen time të ngushtë, bashkëshorten, Zanën dhe dy fëmijët e mi, Luelën dhe Anuarin.

Presheva Jonë: Jeni ndër prezantuesit më të suksesshëm në televizionin për të cilin punoni madje edhe më të suksesshëm në Kosovë ,cka e bën të vacant Resulin nga dhjetra prezantues tjerë sa ka nëpër televizione kosovare?

Resul SINANI: Për suksesin tim dhe veçantinë time, mund të flisni ju dhe teleshikuesit, ndërsa unë kur dëgjojë fjalë të tilla të mira, ndihem i nderuar dhe i vlerësuar, po ashtu ndihem krenar për punën time dhe gjithashtu obligohem që t’i përkushtohem punës sime. Përsa i përket gjërave që më bëjnë të veçantë nga moderatorët tjerë, unë them se të gjithë kanë veçantinë e tyre, secili është njeri dhe personalitet i veeçantë, i cili ka edhe virtyte të veçanta në raport me moderatorët tjerë. Ajo të cilës unë i kushtoj rëndësi, është sinqeriteti dhe origjinaliteti. Duke qenë i tillë, atëherë fiton besimin e audiencës, krijon autoritetin dhe përmes këtyre arrin tek teleshikuesi i cili pastaj të nderon dhe të çmon. Teleshikuesi nuk i duron dhe nuk i dëshiron prezantuesit që janë fallso dhe të cilët janë aktorë të dobët në ekran.  Spekerët televiziv nuk duhet të aktrojnë, por të jenë sa më orijginal, më afër shikuesve. Dhe ate mlment që kur spikeri fillon të aktrojnë, aii më s ‘eshtë spikerë, folës in popullit por ai duhe të shkojë në tetatër të punojë.

Presheva Jonë: Sa është vështirë ttë jesh spiker apo të përgatisësh një emicion të drejtpërdrejt para syve të qindra mijëra syve,si “lajmet qendrore”,”programi I mëngjesit”,”RTK blue” etj?

Resul SINANI: Të gjitha punët që kanë të bëjnë me opinionin, në këtë rast me teleshikuesin, janë të vështira dhe me shumë përgjegjësi. Edhe përgatitja e emisioneve nuk është aspak e lehtë. Në televizione të zhvilluara punojnë një armatë e tërë në përgatitjen e një emisioni, ndërsa moderatori është ai i cili e vulos dhe i jep jetë punës së tyre. Ndërsa tek ne, fatkeqësisht ka shumë pak persona që punojnë në përgatitje të emisioneve, prandaj, moderatorët duhet të sforcohen shumë, së tepërmi, në mënyrë që të përgatisin emisione. Kjo gjë është tepër e mundimshme dhe stresuese, por megjithatë ne mundohemi që t’i fshehim mangësitë. Për këtë arsye, niveli i emisioneve tona nuk është i kënaqshëm dhe konsideroj se është në fazën fillestare të zhvillimit si formë televizive. Tek ne vetëm lajmet deri diku kanë një strukturë më të mirë të organizimit dhe prodhimit, ndërsa pjesa eemisioneve televizive në masën më të madhe është improvizim. Për këtë, nuk duhet të fajsohen moderatore, përkundrazi, ata bëjnë përpjekje titanike për të bërë emisione të mira, por sistemi i organizimit të emisioneve të tilla nëpër televizionet tek ne nuk i mbështet dhe nuk është favorshëm.

Presheva Jonë: Resul, në Preshevë sikur edhe në Kosovë e më gjerë jeni shumë i dashur për publikun. Eshtë vështirë të jesh spiker ? Keni miq nga ajo pjesë shqipëtare,keni qenë ndonjëher në Preshevë

Resul SINANI:Më bëhet qejfi që më pohoni diçka të tillë. Unë në Preshevë, më vjen keq, mirëpo nuk kam qenë asnjë herë, kurse miq nga Presheva kam, por ata i kam njohur në Prishtinë. Shpresoj që një ditë të shkoj në ndonjë rast. Të jesh spiker televiziv kur për cdo mbrëmje të presin mijëra e miliona shikues nuk edeh aq punë e lehtë dhe nuk don të thotë vetëm të lexosh teskte , por dicka më shumë, don të thotë se përfaqëson nje staf të tërë medial, përfaqëson gjuhën kombëtare dhe je pasqyrë e të nje shteti.  Dhe nuk ja merr  mendja se s punohet mrenda reakdisë e ajjshta saj në teren me ekipe të shumta vetëm për ata 30 minuta. KLjame ka shunmë dhe secila ngjarje është ineteresante më shumë e tjetar dhe nganjëhere na vjen gjynah për shkak kohës dhe raporteve  të shumta , duhet të lënë anash padashje. dhe mos harroni se në tridhjet minuta nuk kemi vetem Kosovën, por mbarë zhvilimet kombëtare në Shqipëri, Maqedoni e Presheve duke mos harruar ato ndërkombëtare. Edhe telvizionet tona duhet startojnë një ditë me lajme me kohzgjatje nga 50 deri në 60 minuta lajme sikur ne perendim.

Presheva Jone:  Cilat janë prioritetet e juaja si në aspektin e përditshmëris ashtu edhe të atij profesional?

Resul SINANI Gjërat që vijnë shpejt, në të shumten e rasteve janë pa meritë dhe ikin shpejt, prandaj unë kryesisht nuk kam prioritete të çastin, ose afatshkurtëra. Tri janë prioritetet e mia të përhershme, familja, puna appo karriera në televizion, si dhe arsimimi, në këtë rast vazhdimi i shkollës së doktoratures. Të gjitha këto kërkojnë punë, përkushtim dhe nuk arrihen brenda ditës, por kërkojnë kohë…

SHPËRNDAJE