Restaurohen dhjetë objekte historike në Gjirokastër

 

Djetë objekte muzeale të qytetit të Gjirokastrës janë përfshirë në një projekt investimesh që Drejtoria e trashëgimisë kulturore i ka paraqitur ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.Objektet që do të restaurohen në qendrën historike në Gjirokastër janë përzgjedhur nga një grup specialistësh si objekte ku duhet investuar domosdoshmërisht. Gjate katër vjetëve të fundit qeveria shqiptare ka akorduar 4.5 milionë euro për rindërtimin e zonës muzeore në Gjirokastër. Ky qytet jugor shqiptar, që në tërësinë e vet është muze, përfshin lloje të ndryshme të trashëgimisë kulturore dhe historike shqiptare, që shquhet për një arkitekturë vërtet të veçantë të ndërtimtarisë së shtëpive të banimit, të objekteve publike, rrugëve etj., por edhe për monumentet kulturore dhe historike, që e bëjnë të veçantë këtë qytet-muze.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni