INTERVSITA: Me Reshat NEZIRIN, drejtor i Radio Televizionit të Preshevës – TVP

Po përpiqemi  në maksimum që të jemi një medium i gjithanshëm dhe deri tani po ja dalim mirë. Mendoj se debatet politike mes subjekteve politike po bëjnë dëm qytetarët duke “helmuar” e shpesh duke mllefosur popullatën të kësaj ane në këtë kohë shumë deilikate, thotë fillimisht për agjencinë informative  kombëtare “Presheva Jonë” z.Reshat Neziri drejtor i Radio Televizionit Presheva, tv ky për moemntin më i shikueshëm në rajon.

 

Kushtrim MALIQI

Preshevë 2 maj/ Presheva Jonë

“Presheva Jonë” z.Neziri,jeni drejtor i televizionit të parë në Preshevë,është ky më tepër një privilegj apo përgjegjësi?

Reshat NEZIRI:  Radio Televizioni i Preshevës është televizioni i parë në Luginë të Preshevës dhe është public. Ky medium funksion nga viti 2001 në përbërjen e saj ka radion dhe televizionin,për sa i përketë se a është privilegj apo përgjegjësi,unë kasha për të thënë se nuk do thoja se është një privilegj por një përgjegjësi,pasi që kemi të bëjmë me një shtëpi informative e cila është mjfatë e ndishme për nga aspekti dhe rroli të cilin e luan në shoqëri.

 

“Presheva Jonë” Drejtor cili është kuadri përbërësi i Televizionit të Preshevës,a i plotësojnë kushtet secili në detyrën e vetë?

Reshat NEZIRI:  Pra unë e ceka edhe më herët se në kuadër të TVP funksionon edhe Radio e cila është edhe në gjuhën serbe ku struktura e punojse është e përzier,ndërsa televizioni është vetëm në gjuhën shqipe,dhe ky television në konkursin e parë që është hap për marrjen e frekuencave në vitin 2007 nuk arriti që ti marrë këto frekuenca kurse me konkursin që është hap shtes edhe TVP arriti që të marrë lejen e funksionimin në mënyrë legale apo legjitime. Në përbërjen e saj televizioni ka nëntëmbëdhjetë punëtorë dhe nëse ia shtojmë edhe të radios bëhen njëzet e tre. Në strukturën e punëtorëve tanë kemi të gjitha profilet e nevojshme për funksionim e televizionit dhe radios,janë gazetarët,kameramanët,montazher,realizatorë,dizajner dhe punëtorë të administratës.

 

“Presheva Jonë” Atëher,kush e mbanë financiarishtë këtë television?

Reshat NEZIRI: Radio Televizioni i Preshevës financohet nga Kuvendi Komunal. Në kuadër të programit tonë,televizioni krijon edhe mjete vetanake të cilat i siguron me anë të marketingut në kuadër të programit të marketingut,megjithëse mjete kryesore pra merren nga buxheti komunal nga kush edhe është themeluar.

 

“Presheva Jonë” Sa vlerësohet puna e punëtorëve të këtij institucioni nga finacuesi,pra nga Kuvendi Komunal?

Reshat NEZIRI:  Vlerësimi i punëtorëve me paga bëhet në bazë të kualifikimt të tyre ku ka me shkollim të ulët,të mesëm dhe me kualifikim professional.

 

“Presheva Jonë” Drejtor,kur flasim për televizione,gjithëmonë vlerësimi fillon nga anshmëria apo pa-anshmëria,cka mund të themi për TVP-në?

Reshat NEZIRI: Sa i përketë vlerësimeve apo kualifikimeve për TVP të cilat bëhen nga persona të caktuar,unë nuk do t’i kisha kushtuar edhe aq vëmendje të caktuar pasi që të gjitha ato bëhen me qëllime të aktiviteteve parazgjedhore të cilat po afrohen dhe mendojnë që t’i bëjnë marketing subjekteve të tyre politike,kurse sa i përketë Radio Televizionit Presheva,praktikohet që nga themelimi i këtij televizioni që udhëheqësit të dërgohen nga subjekti politik që është në udhëheqjen e pushtetit lokal,dhe tani unë jam drejtor i dërguar nga subjekti të cilit i përkas,dhe me ardhjen time në këtë institucion jam munduar që të bëhet një praktikë ndryshe,jashtë atij konteksti të njëanshmërisë,jam munduar që të jem i gjithëanshëm,dhe nga vlerësimet e shumta të cilat bëhen nga qytetarët them se ka ndryshuar mendimi,dhe mendoj se duke i pasur parasyshë mendimet e lira të qytetarëve unë mendoj se TVP nuk është i njëanshëm. Ne jemi munduar dhe po mundohemi që të jemi sa më afër cdo qytetarëi,pa marrë parasyshë se cilit subjekt i  takon,sepse ky television nuk është vetëm i pozitës por është i gjtihë qytetarëve të Komunës së Preshevës.

 

“Presheva Jonë” z.Neziri,kohëve të fundit në TVP po shohim programe mjaftë interesante,disa dokumentare,emisione për të rinjë…megjithëatë mungon minutazha kushtuar politikës,jemi mësuar që në televizione të shohim jo rrallë debate politike?

Reshat NEZIRI: Televizioni pra kohëve të fundi ka një llojllojshmëri të emisioneve dhe nuk mungojnë edhe ato politike,megjithëse nuk janë të një intenziteti si në të kaluarën,sidomos nuk kemi emisione debative mes subjekteve politike,këtë e kemi bërë me qëllim që opinioni në Preshevë të mos polarizohet kur e dimë se gjindemi në një situatë mjaftë të ndishme për Luginën e Preshevës. Pra ne mendojmë që të veprojmë në mënyra të tilla që të ndodhë e kundërta,pra të bëhet unifikimi i subjekteve politike dhe të mos ketë përqarje në këtë drejtim. Duke e ditë se bisedimet Kosovë-Serbi janë në vazhdim e sipër,jam munduar që të mos i japin edhe aq rëndësi emisioneve debatuesi,që të mos kemi përqarje por të ndodh e kundërta. Kjo mungëse e këtyre debateve,nuk do të thotë se e ka zbeh punën tonë,përkundrazi ne po punojmë bile edhe në programe shtesë,gjë që është pozitive,sidomos disa dokumontare,programet për të rinjë për sport etj,kjo punë e jona mendoj se po shihet nga qytetarët e Preshevës dhe kjo vërehet në krahasim me mediat tjera në Luginë të Preshevës,pasi që raitingu i televizionit tonë gjithnjë është në rritje vlerësuar nga organizatat jo-qëveritare që merren me këtë punë.

 

“Presheva Jonë”  Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Reshat NEZIRI:  Në kuadër të Shtëpisë së
Kulturës në funksionojmë në katin përdhesë,megjithëatë hapsirat e parapara nga KK i Preshevës në Katin e dytë janë duke u punuar dhe janë kah përfundimi,dhe po mendojmë që gjatë mesit të muajit maj do të transferohemi në hapsirat e reja të cilat janë më të përshtatshme për funksionim të një mediumi,aty do të vendoset edhe radio edhe televizioni,dhe nga vetë fakti se do të dalim në hapsira më të përshtatshme dhe më funksionale ne obligohemi që si udhëheqësi të këtij mediumi të kemi një qasje edhe më serioze në informimin e qytetarëve. Në kushtet e reja që po presim të na ofrohen,me këshillin drejtues jemi dakorduar që të startojmë edhe me një model të “Programit të Mëngjesit”,ky emission në fillim do të jetë eksperimental,do të jetë drejtpërdrejt,në varësi të efekteve me të cilat do ta kalojë fazën eksperimentale ashtu edhe do të vazhdojmë më tutje. Planifikojmë që të jetë ditëve të punës.

SHPËRNDAJE