Pas kesaj njohje te re te shtetit te Kosoves lideri i AKR-se z.Pacolli i ka deklaruar AIK “Presheva Jone” se “une ju kam premtuar  se nuk mundet askush te me ndale per lobimin te shtetin tone te Kosoves, pamvaresisht nga hallet dhe armiqte qe i kemi koheve te fundit. karavani ecen e…”. Pra,  shteti afrikan i Guinea Bisaut ka njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur edhe zyrtaret nga Ministrja e Jashtme e Kosovës.

Sipas Prishtines, ka qenë kryetari i AKR-së zoti Behxhet Pacolli, ai që ka marrë letrën zyrtare të njohjes. Ndersa nje diplomat ne Gjeneve i ka dekalruar aghjencise sone se doktor Rugova dje ishte arkitekt i pavaresise, ndersa sot Behxhet Pacolli dizajner i shtetit te Kosoves. Do theksuar, se Guinea Bisau është vendi i dytë që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran në vitin 2011, duke e cuar në 74 totalin e shteteve që e kanë pranuar atë.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se Guinea Bisau është shteti i 74-të që ka njohur shtetin e Kosovës. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë për Kosovapress se në këtë ministri deri në ora 16.00 nuk ka ardhur kurrfarë konfirmimi për njohje të Kosovës nga ana e Guinea Bisau. Në një konferencë për media ai ka prezantuar tekstin për njohjen e shtetit të Kosovës, e cila është dërguar nga presidenti i Guinea Bisau, Malam Sana. “Kemi nderin t’u prezantojmë njohjen e 74 në radhë të Republikës së Kosovës të ardhur nga Republika e Guinea-Bisau. Kjo njohje e sjell në 30 për qind numrin e njohjeve që i kanë ardhur Kosovës si rezultat i aktivitetit tim lotues”, ka thënë Pacolli. Guinea-Bisau gjendet në Afrikën Perëndimore dhe kufizohet nga Senegali në veri, në jug dhe lindje nga Guinea dhe në perëndim nga Oqeani Atlantik. Ky shtet ka sipërfaqe prej 36.000 kilometra katrorë dhe një popullsi prej 1.6 milionë banorë.

SHPËRNDAJE