Kuzhinieri Rene Rexhepi nga Xhepçishti i Tetovës renditet në mesin e personave më me ndikim në botë. Rexhepi i cili jeton në Danimarkë gjendet në listën e 100 personave më me ndikim në botë, që për çdo vit publikohet nga revista ‘Time’. Rene Rexhepi në këtë anketë të realizuar ‘online’ është renditur në vendin e 11-të. Në vitin 2010 revista britanike ‘Restaurant’ e shpalli biznesin e Rexhepi ‘Noma’ si restorantin e vitit.

Babai i 34 vjeçarit Rene Rexhepi është shqiptar nga Maqedonia ndërsa nëna e tij është nga Danimarka. Rene Rexhepi është talent i vërtetë në kuzhinë, që bën çudira me bimë të egra dhe lule si dhe specialitete deti. Rexhepi e fitoi përvojën e tij në restorantet franceze ‘Jardin de Sens’ dhe ‘French Laundry’. Në listën e 100 personave më me ndikim në botë, pas shqiptarit Rene Rexhepi, renditen edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, Lionel Mesi, tenisti Novak Gjokoviq, këngëtarja Adele, kryeministri italian Mario Monti, si dhe Hillary Clinton.

SHPËRNDAJE