Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjit 5 pozicione

Shqipëria ka ngjitur pesë pozicione në renditjen e FIFA-s të muajit qershor. Tashmë përfaqësuesja kuqezi është në vendin e 79 të klasifikimit të kombëtareve në krahasim me vendin e 84-t të muajit maj.

Spanja, kampione në fuqi e Botës dhe Europës, vazhdon të mbajë vendin e parë, ndërsa në vend të dytë nuk është më Gjermania, por Uruguaji.

Hollanda mbetet në vend të katërt, ndërsa Brazili është ngjitur në vend të pestë.

Anglia, Argjentina, Kroacia, Danimarka dhe Portugalia plotësojnë dhjetëshen e parë.

Në renditjen e re janë marrë parasysh gjithsej 115 ndeshje, 87 prej të cilave kanë qenë miqësore, ndërsa 28 të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2014”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni