(AIK-Presheva Jone)

Policia ka prangosur këta persona të akuzuar për krime të ndryshme, ku 29 prej tyre janë për veprën e vrasjes

Policia e shtetit ka vendosur rekord 48 orët e fundit. Jo pak por 78 persona janë vendosur në pranga për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtarë, është bërë e mundur kapja në flagrancë e 78 personave të akuzuar për krime të ndryshme, ndër të cilët 29 janë arrestuar e ndaluar për vepra të tilla penale vrasje, vjedhje me dhunë, prodhim e shitje narkotikësh, vjedhje, armëmbajtje pa leje etj., ndërsa 49 autorë të veprave penale ndiqen në gjendje të lirë.

Sipas klasifikimit të veprave penale, janë kapur 18 persona të shpallur në kërkim, ndër të cilët një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, janë bllokuar 16 armë zjarri të llojeve të ndryshme, si dhe sasi të konsiderueshme fishekësh dhe lënde plasëse, të cilat mbaheshin pa leje, janë sekuestruar gjithashtu rreth 6 kg e 400 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, si dhe rreth 5 kg e 420 gram cannabis sattiva.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e rregullave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve, nga Njësitë Rajonale të Policisë Rrugore, janë vendosur 4.192 masa administrative gjobë për shkeljet e konstatuara.

Në 63 raste drejtuesve të automjeteve u është hequr leja e drejtimit për përdorim të pijeve alkoolike, ecje me shpejtësi tej normave të lejuara apo shkelje të tjera në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor.

Sikurse janë bllokuar gjithashtu 52 automjete dhe konfiskuar 2 për mangësi apo shkelje të ndryshme në dokumentacion.

SHPËRNDAJE