Regjistrimi i studentëve të rinja nga Lugina në Universitetin e Tiranës, nga sot d…15 shtator

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, thotë se do të mundohet që në cilësinë e kryetarit të komunës të ndikojë tek ministria e arsimit e Republikës së Shqipërisë që kuotat për studentët nga Lugina të rriten.

 

Preshevë. 3 shtator

Kandidatët e Luginës së Preshevës, të interesuar për studime në Universitetin e Tiranës, nga sot deri më 15 shtator, mund ti dorëzojnë dokumentet e nevojshme në fakultetet ku dëshirojnë të studiojnë. Këtë vitë në Universitetet e Shqipërisë nga Lugina e Preshevës, do të mund të regjistrohen 182 studentë, ndërsa kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, thotë se do të mundohet që në cilësinë e kryetarit të komunës të ndikojë tek ministria e arsimit e Republikës së Shqipërisë që kuotat për studentët nga Lugina të rriten.

 

Mirpo problemi më I madhë qëndron tek fakulteti shkencave të mjeksisë, sepse aty kërkesa për regjistyrim është mjaftë e madhe ndërsa do të pranohen vetëm 6 studentë nga Presheva, e 6 tjerë nga Bujanoci. Mustafa apelon tek kandidatët që në faqen e internetit të ministrisë së arsimit të Shqipërisë, të gjejnë se çfarë dokumente duhet të dorëzohen në momentin e aplikimit. Ndërkaq sa i përket Universitetit të Prishtinës, konkursi do të hapet kah mesi i muajit shtatorë. Këtë vit ministria e Arsimit e Shqipërisë ka lejuar 182 kuota për studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës,që të regjistrohen në Universitetet Publike në këtë shtet.
RTV Presheva


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni