Real Madrid ka marrë vetëm 1 pikë nga dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në kampionatin spanjoll të futbollit.

Në ndeshjen ndaj Racing Santander të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje, madrilenët nuk iu afruan fare portës dhe tifozët mendojnë se një performancë kaq e dobët është vetëm faji i trajnerit Jose Mourinho.

Sipas një sondazhi të realizuar nga gazeta ‘AS’, 69% e 75 mijë votuesve mendojnë se tekniku portugez është fajtori se pse Real Madrid nuk ka shënuar asnjë gol në ndeshjet ndaj Levante dhe Racing Santander.

Vetëm 20% e votuesve fajësojnë futbollistët për këto dy rezultate negative.

SHPËRNDAJE