Real Madrid, ekipi më i mirë i dekadës në Spanjë

(AIK-Presheva Jone)

 

Real Madrid, ekipi më i mirë në botë i shekullit të XX sipas FIFA dhe IFFHS, është ekipi më i mirë i dekadës në kampionatin spanjoll.

Real Madrid ka grumbulluar 788 pikë, ndërsa Barcelona 766 që nga 1 janari i vitit 2001 deri më sot.

Të dy ekipet kanë nga katër tituj kampion në këtë dekadë, ndërsa dy titujt që mbeten i ka fituar Valencia.

‘Merengues’ kanë fituar Primera Division në vitet 2001, 2003, 2007 dhe 2008. Ekipi blaugrana ka fituar në vitet 2005, 2006, 2009 dhe 2010. Valencia është shpallur kampion në vitet 2002 dhe 2004.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni