Ndeshja e sotme Real Madrid-Barcelona do të shndërrohet në takimin më të përsëritur në historinë e futbollit spanjoll. Pas ndeshjes së sotme, dy ekipet më të mëdha të Spanjës do të jenë përballur mes tyre 216 herë në ndeshje zyrtare (162 në kampionat, 8 në Kupën e Europës, 28 në Kupën e Mbretit, 10 në Superkupën e Spanjës, 6 në Kupën e Ligës dhe një herë në Kupën e Kurorëzimit).

Klasikja kalon kështu në këtë renditje ndeshjen Real Madrid-Athletic Bilbao (215 ndeshje) edhe pse do të rivendoset barazimi kur Athletic të vizitojë Bernabeun pas 7 javësh.

Real Madrid është në avantazh në takimet direkte 86-84 dhe kjo diferencë është ngushtuar sidomos në sezonet e fundit ku Barcelona nën drejtimin e Guardiolës ka fituar shumicën e takimeve.

26 nga 35 golat e fundit të Klasikes janë shënuar nga ekipi blaugrana dhe Iker Casillas, kapiteni i Real Madrid, nëse pëson edhe dy gola nga Barcelona do të shndërrohet në portierin që ka pësuar më shumë gola në historinë e këtij takimi.

SHPËRNDAJE