Për shumë kohë historia mes Olta Gixharit, një aktore e viteve të fundit, dhe po ashtu vajzë shumë simpatike dhe Olsi Mingomatës, pjesëmarrës në spektaklet Big Brother dhe Dancing VVith the Stars, ka marrë vëmendje të konsiderueshme mediatike.
I pari që ka ngacmuar vëmendjen e medias, ka qenë Olsi me disa foto të hedhura në Facebook, ku “reklamonte” lidhjen e tij me aktoren simpatike Olta Gixhari.
Kjo e fundit pas muajve të tërë heshtje ka korrektuar gjithçka është thënë me anë të një rrëfimi në revistën Klan.
“As tani nuk di ta them sesi media e ngriti këtë histori”, thotë Olta, edhe tani e vendosur për të mos rrëfyer asgjë të tepërt nga çfarë ndodhi jo shumë javë të shkuara. “Po të mendosh se gjithçka nisi në skenën e “Dancing with the stars” dhe pas ndonjë gabimi që kam bërë në skenën e tij, fjalë e thënë në nxitim e sipër, duhet të shtoj se nuk është e lehtë të flasësh para kamerave. Përkundrazi është shumë e vështirë ta kontrollosh veten në çdo moment. Vetëm kur je brenda një spektakli dhe mbi një skenë të tillë e kupton trysninë e mediave”.
“Nuk e kuptoj se nga buron kjo xhelozi mediatike që u shfaq sidomos pas “Dancing ëith the stars”. Shumë shkrime të bëra për mua kanë qenë fantazëm, pa emër autori. Ishin artikuj personalë dhe akoma nuk e kam gjetur shkakun e tyre. Më kanë thënë “e paedukatë” nëpër ato rrjeshta, por ku dhe kur kam qenë e tillë? Mua nuk më është bërë ndonjë telefonatë nga ndonjë gazetar dhe unë të jem treguar e paedukatë. Sepse nuk jam e tillë”, ka thënë aktorja. Ajo akuzon median. Rrëfimi i Oltës fillon dhe mbaron me gazetarët. Është përqendruar mbi ta i gjithë mllefi i aktores së re, e cila shton se ndërkohë që lajmet i zinin shumë shpejt vendin njëri tjetrit, në një moment vendosi ta thoshte edhe ajo fjalën e saj. “Por nuk ia dola dot. Fjala e gazetarëve më mbyti, nuk po më dëgjonte më njeri. Intervistat më botoheshin me ndryshime, fjala më transformohej kështu që vendosa në fund të tërhiqem. Keqpërdorimi i deklaratave të mia ishte një sinjal për mua që të mos tentoja më”.
Dhe pas përgjigjesh “pergenjeshtruese” të Olta Gixharit, sërish Olsi është kundërpërgjigjur me anë të fotos që shikoni. Imazhi është publikuar në profilin e Olsit në Facebook.

SHPËRNDAJE